Shoqata e Arbitrave ka reaguar pas deklarates se trajnerit Shpetim Duro se ne Shqiperi ka arbitra pazaraxhinj. Por a eshte i drejte reagimi i tyre?
Nese me te vertete eshte reagim i Shoqates se Arbitrave, ai eshte shume i drejte, por ndruaj se eshte ndryshe. Ne Shqiperi asnjehere nuk ka egzistuar nje shoqate e vertete arbitrash.
Shoqata e Arbitrave ne vetvete, perfaqeson nje bashkim arbitrash per nje qellim dhe interesa te perbashketa, ku ne nje statut jane te percaktuara shume drejte qellimi, te drejtat dhe detyrat e tyre.
Te cilat shpesh jane ne konflikt te paster interesi me ato te zyrtareve te tyre. Por a mund te quhet shoqate e arbitrave kur ajo eshte e uzurpuar nga rrogetaret e FSHF-se, pra nga vete Duka.
Eshte pikerisht ky person qe nepermjet te besuarit special te tij te veshur me te gjitha llojet e pushteteve, e ka atrofizuar ate shoqate.
Ajo nuk ka identitet e per pasoj nuk mund te mbroje te drejtat e antareve te saj. Qenia e zyrtareve ne ate shoqate perfaqeson nje konflikt te paster interesi sepse zakonisht shoqatat opozicionet i kane me zyrtaret e tyre.
Ne keto kushte as z. Kastrati nuk mund t’a luaj dot rolin e avokatit te tyre. Do ti duhet te mari shume raporte mjeksore per t’i shtyre seancat, si metoda me e turpeshme per tu mos u ballafaquar me te verteten…
Shikoni fotografine e meposhteme.
A ju duket ndonjeri arbiter ne aktivitet?
Por a ka mundesi Presidenti FSHF-se qe ta permiresoje kete realitet te hidhur?
Me nje vullnet te mire edhe pse me pak dhimje, e ka plotesisht te mundeshme, qe te riparoje nje gabimin qe e kompozuar vete. Z.Kastrati, ne cilesine e Kryetarit te Komitetit te Arbitrave, mund ta mbaje shume mire si antare komiteti, sepse edhe i duhet.
Nderkohe arbitrat, me ndihmen e z. Duka duhet te bejne nje shperndarje te parakoheshme te shoqates egzistuese dhe te krijojne shoqaten e vertete te arbitrave shqiptar, ku presidenti i shoqates dhe antaret e kryesise te jene nga rradha e arbitrave dhe jo nga zyrtaret e FSHF-se.
Komisioni Disiplines ka nisur punen per procedimin disiplinor ndaj Shpetim Duros, per deklaratat e tij te ashpra ndaj arbitrave.
Ky eshte nje veprimi i drejte dhe te njejtin qendrim duhet te mbaje ndaj te gjithe zyrtareve te klubeve, kur fyejn arbitrat apo zyrtaret e FSHF-se. Por ajo qe e kompromenton veprimin e tyre eshte, pse reaguan me kaq vonese dhe ne menyre kaqe te diferencuar ndaj z. Duro?
Per kedo ishte plotesisht e qarte , se me ate sistem qe ka krijuar zoti Duka ne legjislacionin dhe manovrimet e drejtuesve kryesore te aparatit te tij, ku mbreterimi eshte i perjetshem, ishte e pa kuptimte qe te mendohej se do te fitonte nje kandidat tjeter, vec tij. Per te gjithe ishte e qarte se zgjedhjet ishin zhvilluar shume kohe me pare. Ne daten 7 shkurt ne Durres, ato do te jepeshin vetem te filmuara.
A ka gabur z. Duro dhe a do te ishte i drejte nje denim i tij ?
Ne kushte normale, jo vetem z.Duro, por te gjithe drejtuesit e klubeve qe shkelin normat morale te etikes sportive, duhet te ishin denuar. Por meqe shume gjera brenda FSHF-se jane ne anormalitet, ai nuk duhet denuar dhe ja pse:
Se pari, z. Duro ne thelb tha po ato gjera qe disa kohe me pare i pati deklaruar publikisht edhe vete Presidenti i FSHF-se, se jo ne te gjitha rastet gabimet e arbitrave kane qene te natyres njerzore, pra kane qene te paramenduara, qe do te thote se kane qene pjese e pazareve, ose ndryshe e pazaraxhinjeve.
Ne dallim nga z. Duka, z. Duro i tha keto me nje ton me te larte. Po s’ka gje, sepse kemi pare qe e njejta kenge te kendohet ne tonalitete te ndyshme, madje edhe nga i njejti kengetar e jo kur ata jane dhe te ndryshem.
Se dyti, se ekipi i Flamurtarit qe drejton z. Duro, ndryshe nga cdo normative llogjike, ka qene me i penalizuari nga vendimet arbitrare, vecanerisht nga dheniet apo mos dheniet e 11 metershave.
Mendoj se z. Duro duhet te kerkoje falje duke u treguar keshtu me xhentil se zyrtaret e FSHF-se, hartues te ankeses te cilet ne asnje rresht te saj, nuk pam t’u kerkonin falje publike sportedashesve Vlonjat si dhe drejtuesve te klubit te Flamurtarit per gabimet e shumta qe kane ndodh.
Por a eshte normale qe sjelljet e disa prej drejtuesve te ekipeve apo arbitrave te vazhdojne si deri me sot, pa u ndeshkuar?
Natyrisht qe jo. Une mendoje, nese me te vertete do te jene te pavarura, rolin vendimtar ne permiresimin e ksaj situate e kane dy komisionet teper te rendesishme per mbarvajtjen e gares se futbollit.
Se pari, Komisini i Etikes, ne perberje te se ciles ka personalitete qe jane shquar per profesinalizem, guxim dhe ndershmeri, t’u japin nje mesazh te qarte publik te gjithe aktoreve te futbollit se e ardhmja nuk do te kete asgje te ngjajshme me te shkuaren. Qe do te thote se kushdo qe shkel rregullat dhe normat e etikes sportive, pavarsisht nese ka votuar pro apo kunder presidentit Duka ne zgjedhjet e fundit, do te mare denimin e merituar.
Se dyti, Komisini i Vleresimit dhe Merites, duhet te perjashtoje pa hezitim ata arbitra qe gabojne ne menyre te vazhdueshme, vecanerisht ne shkeljet e bera brenda 16 metershit, te cilat jane vendimtare per fatin e lojes dhe kane krijuar pershtypjen se ato jane xhevaire qe mund ti dhurojne apo ti privojne vetem ata.