Zbulohet deklarata e Olesia Dukës gjatë seancës gjyqësore:
U gjej 9 milionë euro dhe rregulloj punët. Unë disponoj një OJF “Buzëqeshja e Lumtur”.
Sakaq bëhet me dije se ka arritur në 10 numri i personave që kanë rënë viktimë e skemës së saj.
Kush janë të mashtruarit nga stomatologia Olesia Duka:
Deri tani janë bërë publikë vetëm katër emrat e parë të biznesmenëve të mashtruar nga dentistja, të artikuluar nga Prokurori i çështjes së saj Madrid Kullolli. Ata janë:
- Ilir Doçi,
- Beldi Tafaj
- Bledar Pulaha
- Idlir Hoxha
Gjashtë emrat e tjerë pritet që të publikohen në orët në vazhdim.
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën ‘arrest me burg’ pa afat për Olesia Dukën.
Stomatologia akuzohet se ka mashtruar disa biznesmenë duke u marrë 2 mln euro, ndërsa vetëm njërit pre tyre i ka marrë 900 mijë euro.
Pala mbrojtëse kërkoi që të kishte një masë më të lehtë duke e liruar nga burgu për t’u hetuar në gjendje të lirë, por kërkesa është rrëzuar.
Vetëm Idlir Hoxhës, stomatologia i kishte marrë 900 mijë euro, ndërsa është shprehur se me personat në fjalë kishte marrëdhënie tregtare.
Olesia Duka e pranishme në seancën gjyqësore mohoi akuzat për mashtrim, ndërsa deklaroi se nëse do të donte mund të siguronte edhe 9 mln euro dhe jo 900 mijë euro. “Dua të hetohem në gjendje të lirë dhe të vërtetoj që nuk jam mashtruese. Jo 900 mijë euro, por 9 milionë euro unë mund t’i gjej dhe t’i rregulloj punët” deklaroi ajo.
Përgatiti:AlpeNews.al


