• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRIHET MARRËVESHJA/ Dy baza ushtarake në Spanjë do të strehojnë refugjatë AFGANË
Home
Nderkombetare

ARRIHET MARRËVESHJA/ Dy baza ushtarake në Spanjë do të strehojnë refugjatë AFGANË

22 August, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara dhe Spanja janë pajtuar që të shfrytëzojnë bazat ushtarake në Spanjë, për të dërguar atje afganët që kanë punuar për Qeverinë amerikane. Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez kanë arritur këtë pajtueshmëri përgjatë një bisede telefonike më 21 gisht, ka njoftuar Qeveria spanjolle më 22 gusht.

Sipas marrëveshjes, bazat – Moron de la Frontera, afër Seviljes dhe Rota afër Kadizit – do të shfrytëzohen për refugjatët nga Afganistani, derisa të rregullohet dokumentacioni për udhëtim në ndonjë shtet tjetër. Sanchez ka thënë përmes një postimi në Twitter më 21 gusht se ka zhvilluar bisedë kuptimplotë me presidentin Biden.

“Kemi përmendur disa çështje me interes të përbashkët, sidomos situatën në Afganistan si dhe bashkëpunimin në mes Qeverive tona për evakuim të njerëzve nga ai shtet”, ka thënë Sanchez. Një aeroplan me 11 refugjatë afganë dhe familjet e tyre ka arritur në bazën ushtarake jashtë Madridit më 21 gusht.

Në të kanë qenë 36 persona që kanë punuar për administratën amerikane në Afganistan. Këto baza veçse janë duke u shfrytëzuar për të strehuar refugjatët afganë që kanë punuar për Bashkimin Evropian dhe familjet e tyre, të cilët më pas do të barten në shtetet e bllokut evropian.

Situata në Afganistan është përshkallëzuar, pas pushtimit të talibanëve dhe rrëzimit të Qeverisë së përkrahur nga Perëndimi më 15 gusht. Skenat kaotike jashtë Aeroportit të Kabulit janë parë tash e disa ditë, pasi përveç njerëzve që kanë tentuar të ikin, edhe qeveritë kanë nisur procedurat e evakuimit të qytetarëve të tyre dhe kolegëve afganë.

Rreth 4,500 trupa amerikane janë duke kontrolluar përkohësisht Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul. Talibanët kanë fituar kontrollin e Afganistanit pak ditë para afatit të fundit – 31 gusht – për tërheqje të forcave ndërkombëtare nga ky shtet. Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet e 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EVAKUIMET NË AFGANISTAN/ Johnson thërret të martën G7-n: Është jetike të parandalojmë një krizë humanitare
Previous article NDODH NË BERAT/ “Benzi” humb kontrollin dhe përfundon brenda DYQANIT, katër...

F.autor

Postime të ngjashme

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT