• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRIHET “MARRËVESHJA”/ BE dhe Londra afrohen sërish pas divorcit të bujshëm
Home
Nderkombetare

ARRIHET “MARRËVESHJA”/ BE dhe Londra afrohen sërish pas divorcit të bujshëm

19 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Britania e madhe dhe Bashkimit Europian u dakordësuan për riformatimin më të rëndësishëm të lidhjeve tregtare dhe të mbrojtjes qe prej Brexit, pasi ardhja në pushtet e presidentit Trump ka përmbysur rendin global duke detyruar palët të afrohen pas divorcit të bujshëm.

Gati 9 vite pasi votoi për t’u shkëputur nga blloku, Britania, një peshë e rëndë në fushën e mbrojtjes, do të marrë pjesë në prokurimin e përbashkët të projekteve. Palët u dakordësuan gjithashtu ta bëjnë më të lehtë për ushqimet dhe vizitorët britanikë të hyjnë në vendet e BE, dhe nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme për të drejtat e peshkimit. Teksa priti në Londër krerët e bllokut, kryeministri Stermer e cilësoi marrëveshjen si një fitore për të dyja palët.

“Ky është samiti i parë i Mbretërisë së Bashkuar me BE-në. Ai shënon një epokë të re në marrëdhënien tonë dhe kjo marrëveshje është një fitore për të dyja palët. Ajo ofron atë për të cilën votoi publiku britanik vitin e kaluar. Na jep qasje të paprecedentë në tregun e BE-së, më të mirën e çdo vendi jashtë BE-së ose EFTA-s, ndërkohë që i përmbahemi vijave të kuqe në manifestin tonë për mos ribashkimin me tregun e vetëm, bashkimin doganor dhe moskthimin në lirinë e lëvizjes”, tha Starmer.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen dhe kreu i Këshillit Europian, Antonio Costa e cilësuan këtë si një moment historik.

“Marrëveshja që arritëm sot shënon jo vetëm progres por një kapitull të ri mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian; nisjen e një partneriteti të ripërtërirë dhe të forcuar strategjik”, tha Costa.

Sipas marrëveshjes, pushuesit britanik do të lejohen të përdorin portat e identifikimit teknologjik të fytyrës kur të udhëtojnë rreth BE, diçka që sipas Starmer do t’i japë fund radhëve të gjatë në pikë kalimet kufitare.

Sa i përket të drejtave të peshkimit, ujdia do të lejojë vijimin e status quo-së aktuale, duke i vënë anijeve te BE akses vazhdueshëm në ujërat britanike deri në 2028.

Në këmbim, Londra do të përfitojë reduktim të kontrolleve ndaj ushqimeve dhe pijeve që tregton në bllok duke ja bërë më të lehtë produkteve vendase, si salsiçet dhe mishit të shiten në BE.

Ndërkohë një marrëveshje e re për mbrojtjen dhe sigurinë i hap rrugën Londrës të ketë qasje ndaj fondit prej 150 miliardë paundësh të BE që ofron kredi për projekte të mbrojtjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFUNDON NUMËRIMI PËR KANDIDATËT NË LEZHË/ Admir Kadeli i PS-së i merr mandatin Marjeta Nelit me vetëm 26 vota diferencë
Previous article TRAGJIKE/ Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas të moshuarin

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT