Komisariati i Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.
Dokumentohen me prova ligjore 6 vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 21-vjeçar.Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi R. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer më shumë se një herë, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”Shtetasi R. P., dyshohet se ka vjedhur 4 motomjete dhe 2 çanta, në zona të ndryshme të Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë.