Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, nën akuzë për dhunë në familje dhe abuzim seksual.
Mësohet se në pranga ka rënë Celjan Mile, i cili akuzohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur dhe bashkëshorten, e po ashtu ka abuzuar seksualisht me këtë të fundit.
Sipas mediave vendase, 36-vjeçari është kthyer i dehur në shtëpi dhe ka nisur t’i bërtasë e kanosë bashkëshortes së tij greke E. M 36 vjeç.
Të njëjtat veprime ai i ka kryer edhe ndaj fëmijëve të mitur 9 dhe 6 vjeç. Pasi ka fyer bashkëshorten me fjalë që cenojnë nderin e saj, ka goditur me grushte në pjesën e pasme të kokës vajzën e mitur M. E 9 vjeç. Sipas kallëzimit të bashkëshortes, një ditë më parë, rreth orës 23.00, Mile ka detyruar edhe atë përmes dhunës dhe kanosjes që të kryenin marrëdhënie seksuale.
Policia greke menjëherë pas kallëzimit, ka nisur kërkimet për 36-vjeçarin shqiptar dhe ka arritur ta arrestojë atë.


