Report Tv zbulon emrin e pronarit të hotel ‘Mira Mare’ në Durrës që u arrestua. Ai është Ruzhdi Xheka, i cili nga dy kate që e kishte hotelin e dërgoi në gjashtë kate. Hoteli krejtësisht i shembur ishte ndërtuar në vitet 1998-1999 në zonën e plazhit. Në fillim u ndërtua me dy kate, pastaj, me një seri ndërhyrjesh abuzive, nisi të merrte lartësi.
Në vitin 2001 policia ndërhyri për të bllokuar një kat shtesë pa leje, por pastaj shteti e harroi problemin dhe në momentin e shembjes hoteli ishte bërë me 6 kate. Por themelet ishin parashikuar për vetëm dy kate dhe nuk mundën të mbajnë peshën kur erdhi lëkundja, që shembi gjithshka. Në këtë godinë humbën jetën dy persona, balerina dhe baristi.


