Dënohet me 12 vjet burgim shqiptari Rahman Gjishti, 64 vjeç. Mediat italiane shkruajnë se ai është dënuar për një ngjarje të ndodhur në fund të vitit 2009, kur kishte mbyllur në bagazhin e makinës një grua të cilën e kishte sjellë në Italia me qëllimin për ta bërë prostitutë.
Më tej edhe kishte abuzuar me të. Me 5 vjet burg është dënuar edhe Shpresa Gjishtit për favorizim prostitucioni.
Vetë viktima e këtij trafiku ka treguar para gjykatës detajet e udhëtimit nga Shqipëria në Sarzana, e mbyllur në makinë. Ajo kishte shkuar me besimin se do të gjente një punë në një shtëpi sapo të mbërrinte në Itali. Por kjo nuk ndodhi kurrë.
Ajo nuk kishte dokumente të rregullta dhe e detyruan të ushtronte prostitucion. Më pas ajo shkoi në polici dhe kërkoi ndihmë për të shpëtuar nga bashkëatdhetarët e vet që e shfrytëzonin. Në Shqipëri tregoi se kishte lënë burrin, por pa mundur t;i tregonte gjë nga frika.


