• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET NË SHQIPËRI |MBRETI I HEROINËS”/ Trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET NË SHQIPËRI |MBRETI I HEROINËS”/ Trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

29 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një operacion ndërkombëtar, i mbështetur nga Europol, ka çuar në arrestimin e një trafikanti që drejtonte një rrjet kriminal të importit të heroinës nga Irani në Evropën Perëndimore.

Hetimi, i udhëhequr nga autoritetet gjermane me mbështetje me ato holandeze dhe Europol, ka çuar në arrestimin e 57-vjeçarit turk Nihat Oezbek në Shqipëri më 23 nëntor, ndërsa dyshohet se ai ishte edhe drejtuesi I këtij rrjeti trafiku të heroinës.

Arrestimi i tij ndodhi pas zbardhjes së lidhjes të trafikimit të 703 kilogramëve heroinë, që u kapën në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022. Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni, që kishte origjinën nga Irani, dhe dyshohet se ka qenë e destinuar për tregun evropian.
Ky operacion ka qenë pjesë e një hetimi më të gjerë që ka përfshirë më shumë se një vit bashkëpunim ndërkombëtar, duke përfshirë krijimin e një Task Force Operacionale të Europolit që ka koordinuar aktivitetet e zbatimit të ligjit mes shteteve të përfshira.

Hetimi që çoi në arrestimin e “Mbretit të Heroinës” dhe zbardhjen e një rrjeti të madh kriminal që operonte nga Irani në Evropën Perëndimore, përfshiu një bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar mes autoriteteve ligjore dhe agjencive të zbatimit të ligjit nga disa shtete të ndryshme si Gjermania, Holanda, Policia kufitare e Shqipërisë dhe Europol.

Ky bashkëpunim ndërkombëtar është një shembull i fuqishëm i koordinimit të agjencive të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në nivel global.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Bëri diagnozën e gabuar, klinika gjobitet me 412 milionë dollarë
Previous article ZBËRTHIMI I SKY ECC NË GREQI/ Kush është shqiptari që doli në komunikimet me oficerin grek

s.autor

Postime të ngjashme

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore Aktualitet

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore Aktualitet

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT