• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET NË DUBAI VLLAI I NUREDIN DUMANIT/ Sot ekstradohet në Tiranë! Do sillet edhe ‘ushtari’ i grupit të Çopjave
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET NË DUBAI VLLAI I NUREDIN DUMANIT/ Sot ekstradohet në Tiranë! Do sillet edhe ‘ushtari’ i grupit të Çopjave

11 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në Elbasan, Dashnor Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, është arrestuar në Dubai. Ende nuk dihet se në cilën datë është arrestuar në “parajsën” ku fshihen bosët e krimit, por Policia e Shtetit informoi se tashmë kanë finalizuar procedurat për ekstradim dhe Dashnor Dumani do të mbërrijë në Tiranë pasditen e sotme.

Dumani rezulton i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe po ashtu i akuzuar nga GJKKO, për vrasje dhe për vjedhje me armë. Ai ka qenë pjesë e Masakrës së Bradasheshit në vitin 2018, ku u vranë 3 familjarë të Erion Alibej.

Marrëveshja për ekstradim është arritur edhe për një prej anëtarëve të organizatës së Çopjave. Armis Stafa alias Armees Stava, 36 vjeç, nga Elbasani, u arrestua më 27 maj në Dubai, pasi rezulton në kërkim për dosjen “Plumbi i Artë 2”, në të cilën u goditën Çopjat. Roli i tij ishte të pastronte paratë e kësaj organizate kriminale përmes tregtisë së makinave.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

– D. D, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;

– A.S, i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO VIZITONTE BUTRINTIN ME GUIDËN E TË HUAJVE/ Humb jetën turisti në Sarandë, shkak dyshohet…
Previous article E TRISHTË/ Ishte me pushime, 41-vjeçarja shqiptare ndërron jetë në një plazh në Tajlandë! Injoroi paralajmërimet... (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT