• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTOHET MBRETI I MARJUANËS NË MEKSIKË/ SHBA e kërkonte prej 37 vitesh për vrasjen dhe copëtimin e trupit të agjentit amerikan të antidrogës
Home
Jetë

ARRESTOHET MBRETI I MARJUANËS NË MEKSIKË/ SHBA e kërkonte prej 37 vitesh për vrasjen dhe copëtimin e trupit të agjentit amerikan të antidrogës

16 July, 2022 s.autor Jetë

Një prej bosëve më të mëdhenj të drogës në Meksikë dhe njëherësh drejtues i kartelit famëkeq në Sinaloa, Rafael Caro Quintero ka rënë më në fundit në prangat e policisë.

Bosi i drogës pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi akuzohet dhe kërkohet për vrasjen e një agjenti amerikan të antidrogës në vitin 1985.

Rafael Caro Quintero dhe të pandehurit e tjerë u paditën në maj të vitit 1987 në gjykatën federale të Los Anxhelosit me akuzat për rrëmbim, torturimin dhe vrasjen në Meksikë të agjentit të të Anti- drogës, Enrique “Kiki” Camarena.

Në vitet që pasuan, prokurorët federalë kanë bërë presion për ekstradimin e Caro Quintero-s ndërsa u lëshua edhe një urdhër arresti dhe ekstradimi në mënyrë që ai të përballej me drejtësinë në SHBA për vrasjen e agjentit, shkruajnë mediat amerikane.

Caro Quintero u kap të premten pranë qytetit të San Simón në shtetin meksikan të Sinaloas. Ai ishte në listën e më të kërkuarve të FBI-së, ndërsa për kapjen e tij ishte vendosur një shpërblim prej 20 milionë dollarësh. Prokurori i Përgjithshëm Merrick B. Garland tha do të kërkohet ekstradimi i tij.

“Nuk ka vend për t’u fshehur për këdo që rrëmben, torturon dhe vret forcat e rendit amerikan. Ne u jemi thellësisht mirënjohës autoriteteve meksikane për kapjen dhe arrestimin e Rafael Caro Quintero-s. Arrestimi është kulmi i punës së palodhshme nga DEA dhe partnerët e tyre meksikanë për ta sjellë Caro Quintero para drejtësisë për krimet e tij, përfshirë torturimin dhe ekzekutimin e agjentit special të DEA, Enrique “Kiki” Camarena. Ne do të kërkojmë ekstradimin e tij të menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara në mënyrë që ai të mund të gjykohet për këto krime në vetë sistemin e drejtësisë”, u shpreh Garland.

Në vitin 2013, 28 vjet pasi u dënua për vrasjen e Camarenas, peticioni i Caro Quintero për lirim të parakohshëm u miratua nga një gjykatë meksikane që vendosi lirimin e tij. Caro Quintero, 69 vjeç, konsiderohet ndër banorët e parë të drogës.

Prokurorët pretendojnë se ai urdhëroi rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Camarena-s, sepse agjenti i DEA-s kishte këmbëngulur që autoritetet meksikane të bastisnin një plantacion marijuane prej 220 hektarësh në Meksikën qendrore.

Autoritetet thanë se u sekuestruan deri në pesë ton marijuanë gjë që i kushtoi rreth 8 miliardë dollarë humbje Caro Quintero dhe bandës së tij.

Camarena u rrëmbye më 7 shkurt 1985, në Guadalajara, kryeqyteti i shtetit meksikan të Jaliscos. Trupi i tij dhe i pilotit të tij meksikan, u gjetën një muaj më vonë me shenja dhune dhe të torture.220715220530-02-rafael-caro-quintero-fbi-arrest-mexico-exlarge-169

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRATIMI IPROPOZIMIT FRANCEZ/ Presidenti i RMV-së: Nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë! Do mundësojë hapjen e rrugës drejt BE-së
Previous article ZYRTARE/ Tashmë nuk ka më dyshime, Barcelona kurorëzon ëndrrën e madhe të merkatos

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders” Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur Jetë

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT