Në Kurbin është arrestuar një person me qëllim ekstradimi në Itali.
Denis Prodani, 40-vjeç dhe banues në Laç është i arrestuari nga forcat e policisë.
Prodani në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL-i. Akuza që rëndon mbi të është: “Vjedhje me pasoja të rënda”.
Mësohet nga burime mediatike se Prodani përdorte edhe tre emra të tjere, Gentian Lisi, Gentian Gjonaj, Bledi Gjonaj.
Ne kete menyre, ky shenohet te jete nje i shumkerkuar me identitet te katerfishte, gje jo e e shpeshte. Gjykata në Itali e kishte dënuar me 15 vite heqje lirie 40-vjeçarin.
Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar me datë 04.07.2005 ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Vjedhje me pasoja të rënda”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Gjithashtu nga Prokuroria e Përgjithshme Pranë Gjykatës së Apelit Venecia, është nxjerrë urdhri i datës 15.11.2017, ndaj shtetasit të lartpërmendur i cili ka për të kryer dënimin me 14 vjet, 8 muaj dhe 28 ditë burgim për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rënduar”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.
Përgatiti: AlpeNews.al