• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET I RIU NË SHKODËR/ U kap me 3.4 kg kokainë në Muriqan! Drogën e fshehu në tavanin e makinës
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET I RIU NË SHKODËR/ U kap me 3.4 kg kokainë në Muriqan! Drogën e fshehu në tavanin e makinës

31 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një sasi prej 3.4 kg kokainë është sekuestruar në pikën kufitare të Muriqanit, ndërsa drejtuesi i furgonit ku transportohej droga është arrestuar. Në furgon u gjetën gjithashtu 60 shishe pije alkoolike dhe një televizor, që dyshohet se ishin kontrabanduar.

Gjatë operacionit u arrestua Adriatik Rrasa, 32 vjeç, banues në Lushnjë, i cili drejtonte furgonin ku u gjetën droga. Siç shihet edhe në video, droga ishte e ndarë në tre pako dhe i riu e kishte fshehur në tavanin e makinës. Policia ka ushtruar kontroll në makinë me qen antidrogë, çka çoi edhe në zbulimin e drogës së fshehur në tavanin e makinës.

“Si rezultat i intensifikimit të punës dhe kontrolleve në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, lëvizjen e sigurt të shtetasve, si dhe eliminimin e radhës gjatë kësaj periudhe festive, shërbimet e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Adriatik  Rrasa, 32 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrolli i kryer në furgonin që drejtonte 32-vjeçari, në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 3.430 kg Kokainë, e ndarë në 3 pako. Gjithashtu, u gjetën 60 shishe me pije alkoolike dhe 1 televizor, që dyshohet se janë të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje”, njofton policia.

Automjeti, lënda narkotike dhe mallrat e kontrabanduara u sekuestruan nga policia si prova materiale. Operacioni, i koduar “Pakot”, u zhvillua nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër.

Materialet hetimore i janë dorëzuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SCHLOZ MBAN FJALIMIN E FUNDVITIT/ Vlerëson rolin e emigrantëve: Janë pjesë e suksesit të Gjermanisë
Previous article VRASJA E 82-VJEÇARIT NË DURRËS/ Autori i kërkoi para borxh! Pasi e masakroi me thikë, 39-vjeçari i mori…

s.autor

Postime të ngjashme

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare Aktualitet

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare

"OLIGARKËT S'KANË LIMITE"/ Protestë edhe në Pogradec kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec Aktualitet

"OLIGARKËT S'KANË LIMITE"/ Protestë edhe në Pogradec kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec

KONFLIKT MES DY TË RINJVE NË SHUJAK/ Një i plagosur me armë zjarri. Policia jep detajet e para Aktualitet

KONFLIKT MES DY TË RINJVE NË SHUJAK/ Një i plagosur me armë zjarri. Policia jep detajet e para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT