• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET I DËNUARI PËR VRASJE NË ’97/ Kishte ndërruar identitet e merrej me biznes
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET I DËNUARI PËR VRASJE NË ’97/ Kishte ndërruar identitet e merrej me biznes

3 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gent Sherifi, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në Tiranë në vitin 1997 është arrestuar nga policia italiane këtë të mërkurë.

Sherifi akuzohet për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri gjatë të shtënave me armë zjarri të ndodhura në Tiranë gjatë vitit 1997.

Sherifi tashmë 47 vjeçar, rezulton i dënuar me 13 vjet e 5 muaj burg nga gjykata Tiranës për vrasjen e ndodhur 26 vite më parë. Vendimi i dënimit të tij është dhënë nga gjykata shqiptare më 26 korrik 2014.

47-vjeçari kishte ndërruar emrin dhe identitetin e tij para se të largohej nga Shqipëria, menjëherë pas vrasjes, duke fshirë pothuajse gjithçka nga jeta e tij e kaluar.

Në Torino ai kishte ndërtuar një jetë krejt tjetër: kishte hapur një kompani për rindërtimin e ndërtesave dhe bënte një jetë të rregullt, jashtë botës së krimit për plot 26 vite.

Pas shpalljes në kërkim dhe indicieve se personi i akuzuar për vrasje jetonte në Torino, ekipi i hetuesve italianë në bashkëpunim dhe me policinë shqiptare bënë të mundur arrestimin e 47-vjeçarit.

Policia ka zbuluar banesën ku jetonte Sherifi, por emri në zile nuk përputhej me atë të personit në kërkim nga autoritetet shqiptare. Por hetuesit nuk kishin më dyshime, njeriu që dilte çdo mëngjes për të shkuar në punë, që shoqëronte fëmijët në shkollë dhe kthehej në shtëpi në mbrëmje, ishte i njëjti që shfaqej në fotot e të kërkuarve nga autoritetet shqiptare për vrasje.

“Për gati tridhjetë vjet ndryshimi i identitetit e mbrojti dhe ishte i bindur se mund të vazhdonte të jetonte përgjithmonë në hije, larg hetuesve që e ndiqnin. Por hetimet janë duke u zhvilluar për të rindërtuar lëvizjet e tij në të gjithë vendin dhe për të sqaruar nëse dikush mund ta ketë ndihmuar atë të fshihej për dekada”, shkruan La Republica.

Gent Sherifi tashmë pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dhë dënimin e dhënë prej tij në vitin 2014.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË MUAJ PA U TAKUAR/ Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu 'bllokojnë' trafikun e Tiranës (VIDEO)
Previous article U KAPËN DUKE PRERË PEMË NË PARKUN KOMBËTAR SHEBENIK-JABLLANICË/ Arrestohen dy persona në Librazhd

s.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT