Edevaldo Haxhiu ka përfunduar në pranga të policisë shqiptare, pasi ka ndihmuar në arritjes e bosit turk të kriptomonedhës Faruk Fatih Ozer, bëjnë të ditur mediat turke.
Në bazë të hetimeve Edevaldo Haxhiu, nipi i Armando Dukës, Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, kishte ndihmuar Özer të strehohej në Shqipëri. Ai e kishte marrë atë nga aeroporti i Nënë Terezës, e kishte sjellë në hotel dhe e kishte ndihmuar të fshihej. Mediat turke raportua se Haxhiu është arrestuar në orën 00:30 të mesnatës së sotme.
Mediat turke raportojnë se Edevaldo Haxhiu ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij dhe nuk ka folur gjatë seancës së marrjes në pyetje. Ai kishte thënë se nuk e njihte Fatih Ozerin dhe nuk e kishte ndihmuar të arratisej. Megjithatë, u mësua se policia kishte shumë dëshmi se shtetasi shqiptar EH ishte “personi që ndihmoi Fatih Özer të vinte në Shqipëri”.
Faruk Fatih Özer, u arratis nga Turqia në 20 prill dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit.
Në këtë kontekst, u vërtetua me dokumente dhe regjistrime zyrtare se i dyshuari, pronari i kompanisë, Faruk Fatih Özer, shkoi jashtë vendit më 20 prill dhe u përcaktua se nuk kishte aktivitet në adresat zyrtare të kompanisë.
TRT Haber fillimisht zbuloi se ndihmësi I tij ishte Altjan Canaj, I cili kishte dëshmuar më pas se nuk e dinte atë si fajtor dhe ai kishte theksuar se kishin ndihmuar Faruk Fatih Özer me Edevaldo Haxhiu, për të cilin ai tha se ishte truri kryesor në arratisje.
Në Turqi , janë lëshuar në total 82 urdhër arresti, përfshirë Ozer, për të cilët u lëshua një urdhër arresti.


