• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET 37-VJEÇARI/ Nxirrte nga mali i Tomorit në mënyrë të paligjshme gurë dekorativë si dhe mbante…
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET 37-VJEÇARI/ Nxirrte nga mali i Tomorit në mënyrë të paligjshme gurë dekorativë si dhe mbante…

23 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Beratit ka zhvilluar disa aksione në terren, me qëllim parandalimin e krimeve mjedisore.

Në pranga, ka rënë një 37-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë në lagjen Barrikad të Beratit, me një mjet tip “Kamion” duke ngarkuar pllaka dekorative guri, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në Malin e Tomorit. Gjithashtu sipas raportimeve, me vete, kishte dhe një punonjës të pasiguruar.
37-vjeçari i arrestuar nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë, pasi vetëm një muaj më parë ishte shpallur në kërkim nga policia, për veprën penale “Ndërtim pa leje”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Punësim i paligjshem” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Berat

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Në kuadër të zbatimt të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore si dhe në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasin M.S., 37 vjeç, (administrator subjekti), pasi u kap në flagrancë në lagjen Barrikad, me një mjet tip “Kamion”, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit, gjithashtu kishte dhe një punonjës të pasiguruar.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur edhe në kërkim në datën 12.05.2021 nga DVP Elbasan për veprat penale “Ndërtim pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Veprimet e mëtejshme u kryen nga DVP Elbasan.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Punësim i paligjshem” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BASHA MOS SILLET SI PRONAR..."/ Ristani: Ja rruga e vetme për ringritjen e PD
Previous article "DEFENDER 21"/ Reagon Yuri Kim: Moment historik për Shqipërinë dhe Amerikën! Krah për krah...

s.autor

Postime të ngjashme

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë… Aktualitet

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

ÇFARË NDODHI? Anulohen fluturimet drejt Katanias, shkak bëhet... Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Anulohen fluturimet drejt Katanias, shkak bëhet...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT