• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET 32-VJEÇARI NË DURRËS/ U shiste armë vëllezërve Beqiraj për vrasjet me pagesë
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET 32-VJEÇARI NË DURRËS/ U shiste armë vëllezërve Beqiraj për vrasjet me pagesë

15 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Arrestimi i vëllezërve Beqiraj dhe zbërthimi i tyre para hetuesve zbuloi disa ngjarje të rënda kriminale.

Operacioni “Porositësi” më 4 tetor solli arrestimin e 14 personave, mes tyre dhe vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj.

Sot (15 tetor) Zenaldo Mamaqi, 32 vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit në kuadër të po të njëjtit operacion.

Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Sipas burimeve të ABC, Mamaqi u shiste armë vëllezërve Beqiraj, të cilat përdoreshin për vrasjet me pagesë.

Me arrestimin e tij, ka shkuar në 15 numri i personave të vënë në pranga.

Zenaldo Mamaqi është kushëriri i të ndjerit Sokol Olldashi dhe është një emër i njohur për policinë.

Herën e fundit është arrestuar pasi përplasi një polic me dashje me makinë. Arben Luci ishte polici që u përplas nga Mamaqi pasi i kishte ngritur tabelën për të ndaluar.

Ndërsa në 2009, kur ka qenë vetëm 17 vjeç, Zenaldo Mamaqi ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë Besart Islamaj, 18 vjeç në atë kohë, banues në Durrës.

Ndërkohë të shpallur në kërkim janë: Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja.

Sakaq Kasander Noga është arrestuar në Belgjikë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Porositësi”, shkon në 15 numri i të arrestuarve në kuadër të tij.

Vihet në pranga 1 shtetas, i dyshuar i përshirë në veprimtarinë kriminale të armëmbajtjes pa leje, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në kuadër të operacionit “Porositësi”, mbështetur me inteligjencë operative, bënë të mundur ndalimin e shtetasit:

-Z. M., 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore rezulton se 32-vjeçari është autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni policor “Porositësi” u finalizua nga DVP Durrës, më 4 tetor 2022 dhe rezultoi me zbardhjen e një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, vënien në pranga të 14 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve. DVP Durrës vijon intensivisht punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË DON BOSKO/ Çfarë pritet të zbulojnë vëllezërit Beqiraj, të cilësuar si vrasës me pagesë
Previous article ASGJË NUK E NDAL DASHURINË/ Mbi 1300 çifte u martuan që nga nisja e luftës në Ukrainë (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT