• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET 29-VJEÇARI NË TROPOJË/ Efektivët i gjejnë në çantë e dorës pistoletë dhe mbi 10 mijë euro. Në shtëpi i kapet një kallashnikov dhe drogë
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET 29-VJEÇARI NË TROPOJË/ Efektivët i gjejnë në çantë e dorës pistoletë dhe mbi 10 mijë euro. Në shtëpi i kapet një kallashnikov dhe drogë

22 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 29 vjeçar është arrestuar nga Policia në Tropojë pasi lëvizte me armë zjarri me vete. Nga kontrolli që i është bërë të riut me inicialet A.Q, i janë gjetur me vete në çantën e dorës dhe 10 mijë euro.

Sipas Policisë, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri me vete, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Babina”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 29 vjeç, banues në Babinë, Tropojë.

Në një lokal në qytetin e Barjam Currit, gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës së shtetasit A. Q. shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri tip pistoletë, një karikator me 6 fishekë dhe 10180 euro.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Babinë, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov me 28 fishekë, ndërsa në afërsi të banesës u gjet një sasi prej 2.9 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUHET TA KUPTOJMË SE ÇËSHTJA E KARABAKUT..."/ Kryeministri armen: Lufta me Azerbajxhanin do të vazhdojë
Previous article ANTIBIOTIKU I RËNDËSISHËM PËR LUFTËN ANTI-COVID? E kundërshtojnë Brataj dhe mjeku Mezini: Përkundrazi, shkatërron…

s.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT