Një 29 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka përplasur me makinë një vajzë të mitur 8 vjeçe.
Sipas Policisë, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. P., 29 vjeç, pasi në rrugën “Bulevardi Migjeni”, ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale E. S, 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


