Shtrati i lumit Mat është kthyer në “parajsën” e firmave të inerteve që ushtrojnë aktivitetin në të zezë dhe pa leje shfrytëzimi.
13 subjekte që merrnin inerte në lumin Mat janë vënë në sekuestro preventive, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion dhe po hetohet ndaj inspektorëve që nuk kanë kryer kontrollin.
Në rastin e ndërtimeve ne Patok, hetimet kanë ardhur pas indicieve, pasi ishte dërguar në gjykate një i moshuar që po bënte shtesë dhe në seancën gjyqësore ka deklaruar se ndërhyrja e tij ishte mjaft e vogël krahasuar me atë qe po ndodhte në zonë.
Bëhet fjalë për kompleksin e ‘Royal blue’ në pronësi të Gëzim Çelës, I njohur dhe si baron droge, tashmë i arrestuar.
Për këtë arsye prokuroria nisi hetimet që kanë zgjatur rreth 6 muaj dhe pas verifikimeve ka rezultuar se nuk kishin leje e për pasojë një subjekt ka kaluar në sekuestro preventive dhe vijojnë hetimet. Ky objekt po ndërtohet në rrugën kryesore te Patokut dhe e bën krejt të ekspozueshëm për inspektorët që duhej të kishin ndërhyrë.
Ky fakt ka bërë që të nisin hetimet ndaj zyrtareve të IVMT dhe IKMT për shpërdorim detyre pasi nuk kane kryer kontrollin në territor ashtu siç është edhe veprimtaria e tyre dhe aq me tepër që bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur dhe sipas Prokurorisë ata nuk kanë vepruar në përmbushje të ligjit.
Më 29 prill 2024 u arrestua drejtori i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Kurbinit, Jetmir Muzhika. I cili është pezulluar nga detyra së bashku me të gjithë trupën inspektuese të këtij dikasteri. Gjithashtu është caktuar masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, ndaj ish-drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini, aktualisht Drejtor i Filialit të Postes.Zyrtaret e IVMT-se dhe ish kreu i IKMT akuzohen për “Shpërdorim Detyre”, pasi sipas prokurorisë me mosvreprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut.