• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHEN TRE TË RINJ/ I premtonin BE-në emigrantëve të paligjshëm në këmbim të 1200 eurove për person
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHEN TRE TË RINJ/ I premtonin BE-në emigrantëve të paligjshëm në këmbim të 1200 eurove për person

27 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia po vijon ende operacionin “Perimetri”. Në pranga kanë rënë tre të rinj, të moshave, 17, 18 dhe 19 vjeç, pasi kundrejt pagesës kalonin në kufi plot 19 emigrantë të huaj. Madje, njëri prej të arrestuarve, sipas policisë, lëvizte pa leje drejtimi.

Arrestimi i tyre është bërë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, në Pogradec. Sipas policisë, këta shtetas merrnin 1200 euro shpërblim për person, me premtimin se emigrant do i kalonin në vendet e BE.

Mësohet se shtetasi M.B, 18-vjeç banues në Durrës, ishte bashkëpunëtor me shtetasit M. Zh., 19 vjeç dhe S. O., 17 vjeç. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Zh., 19 vjeç, S. O., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe M. B., 18 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë kanë kapur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, Pogradec, mjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin M. Zh. dhe pasagjer shtetasin S. O., duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 1200 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera dyshohet se edhe shtetasi M. B. ishte bashkëpunëtor me dy shtetasit e lartpërmendur në këtë veprimtari të paligjshme, pasi kryente mbikëqyrjen e rrugës me mjetin tip “Range Rover”, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË/ Gjobë për prindërit që s’martojnë fëmijët deri në 18 vjeç
Previous article SPITALI I FIERIT HAP SOT DYERT/ Rama publikon VIDEON: Nis faza e parë në shërbim të qytetarëve

s.autor

Postime të ngjashme

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz Aktualitet

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve Aktualitet

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë Aktualitet

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT