• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHEN SAPO MBËRRIJNË…./ Kush është “kapoja” SHQIPTAR i trafikut të drogës  (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHEN SAPO MBËRRIJNË…./ Kush është “kapoja” SHQIPTAR i trafikut të drogës (VIDEO)

18 June, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Ata u kthyen në Bergamo me dy fluturime të ndryshme, por sapo u ulën në aeroport, u arrestuan menjëherë. Tre të rinj shqiptarë u arrestuan, ndërsa rezultonin në kërkim në kuadër të një operacioni të koduar “Snowfall”.

Në pranga përfunduan, Ardit Harizi, 28 vjeç, Pëllumb Tafa, 32 vjeç dhe Klajdi Kondi, 34 vjeç, i cili më 22 maj arriti të shpëtonte gjatë një aksioni policor ku përfunduan në pranga 15 persona, përgjegjës për transportimit, ruajtjen dhe shitjes se drogave si kokainë, heroinë, hashash dhe marijuanë.

Mediat italiane shkruajnë se dy prej të arrestuarve, Harizi dhe Tafa u ndaluan nga agjentët në aeroportin e “Orio al Serio”, sapo u ulën pasi kishin fluturuar nga Tirana.

Ardit Harizi, së bashku me kushëririn e tij Adriatik Harizi, është një “figurë e lartë” e grupeve kryesisht të nacionalitetit shqiptarë, që menaxhojnë trafikun e sasive të mëdha të kokainës, heroinës, hashashit dhe marijuanës.

Grupi gjithashtu, dispononte edhe armë zjarri. Më 31 maj 2017, policia sekuestroi një armë me 9 fishekë, e fshehur në një zgavër ashensor. Kamerat e sigurisë (videoja më poshtë) zbuluan se arma ishte vendosur nga Pëllumb Tafa, bashkëpunëtor i zellshëm i Ardit Harizit.

Në anën tjetër, Klajdi Kondo u ndalua sapo mbërriti në Itali me një fluturim nga qyteti rumun Craiova. Ky i fundit konsiderohet një ndihmës aktiv i kushërinjve Harizi, në emër të të cilit ai realizoi shitje të panumërta të drogës në qytetin e Bergamas dhe në qendrat fqinje dhe shpesh shoqëronte transportet e drogës.

Të rëndësishme për hetuesit ishin disa biseda, në të cilat tre shqiptarët flisnin për paketimin e sasive të kokainës, që shitej në brendësi të Bergamos.

Tre të arrestuarit u dërguan në Bergamo dhe arrestimet e përgjithshme në kuadër të operacionit shkuan në 18 persona.

Pjesa më e madhe e grupit ishin shqiptarë, ndërsa kishte edhe marokanë dhe italianë mes moshave 18 dhe 49 vjeç.

Hetimet të cilat zgjatën për dy vjet, u konkretizuan me përgjime telefonike, pamje video, etj. Hetuesit kanë zbuluar afërsisht shitjes e rreth 6 300 dozave të drogës.

Lëndët narkotike shiteshin për zyrtarët, por ndër klientët e grupit ishin edhe transeksualët, të cilët kontaktuan me tregtarët e drogës për kokainën që konsumonin me klientët gjatë marrëdhënieve seksuale

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI PËR VIZAT/ Haradinaj: Nuk është negativ, humbje për...
Previous article VENDIMI I KËSHILLIT TË BE PËR NEGOCIATAT/ Reagon Soreca: Në tetor një vendim...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT