• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHEN 9 SHTETAS NË TIRANË/ Vidhnin kompaninë celulare. Shkaktuan një dëm prej…
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHEN 9 SHTETAS NË TIRANË/ Vidhnin kompaninë celulare. Shkaktuan një dëm prej…

27 February, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 9 persona, të cilët akuzohen për veprën penal “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

 

Mësohet se personat në fjalë janë hetuar nga krimi ekonomik dhe janë arrestuar, pasi janë zbuluar teksa kryenin vjedhjen e kompanisë ku punonin.

Policia bën të ditur se veç 9 të arrestuarve, 5 shtetas janë po procedohen në gjendje të lirë, kurse 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Personat e arrestuar që janë të moshës së re, aktivizonin paketa telefonikë me anë të programeve të paligjshme, duke i shkaktuar kompanisë celulare një dëm ekonomik prej rreth 510 mijë euro.

“Shtetasit e lartpërmendur kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulari (jashtë vendit) duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme dhe kanë realizuar vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punës që kanë në një kompani Call Centri me adresë në qytetin e Tiranës, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro”, thekson njoftimi i Policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë

Operacion policor i koduar “Çentralisti” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndalohen 9 shtetas për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Gjithashtu procedohen në gjendje të lirë dhe 5 shtetas, ndërsa 6 të tjerë shpallen në kërkim. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune intensive hetimore 8 mujore, në kuadër të procedimit penal të vitit 2018, finalizoi operacionin policor të koduar “Çentralisti”, ku u ndaluan shtetasit:

  1. F., 36 vjeç, banues në Tiranë
  2. V., 30 vjeç, banues në Fier
  3. K., 33 vjeç, banues në Tiranë
  4. A., 27 vjeç, banues në Tiranë
  5. B., 35 vjeç, banues në Tiranë
  6. D., 34 vjeç, banues në Tiranë
  7. S., 22 vjeç, banues në Tiranë
  8. G., 38 vjeç, banues në Tiranë
  9. O., 25 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasit e lartpërmendur kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulari (jashtë vendit) duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme dhe kanë realizuar vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punës që kanë në një kompani Call Centri me adresë në qytetin e Tiranës, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë dhe 5 shtetas, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga neni 135/2 i Kodit Penal”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJERGJ KAÇINARI PËRLOTET LIVE NË EMISION/ Zbulon dhimbjen më të madhe që përjetoi në jetë
Previous article "TENTOI TË TRAFIKONTE 100 KILOGRAM DROGË"/ Kapet këshilltari i Vaut të Dejës me tre shokët (EMRI+FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë Aktualitet

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap Aktualitet

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2 Aktualitet

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT