• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHEN 3 SHQIPTARË NË ITALI/ Pjesë e një grupi për trafik droge, sekuestrohet 1 mln € pasuri në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHEN 3 SHQIPTARË NË ITALI/ Pjesë e një grupi për trafik droge, sekuestrohet 1 mln € pasuri në Durrës

19 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Janë arrestuar 3 shqiptarë në Itali, si anëtar të një grupi për trafik droge. Sekuestrohen 1 mln euro pasuri në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Highëay”, i iniciuar nga Policia italiane, që në vitin 2017, për shkatërrimin e një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve.

Kjo fazë e megaoperacionit u finalizua si rezultat i shkëmbimit intensiv të informacioneve dhe veprimeve të përbashkëta operacionale, të Policisë së Shtetit me Policinë italiane.

Policia italiane ka lokalizuar në Milano dhe ka vënë në pranga, 3 shtetas shqiptarë që ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të këtij megaoperacioni.

Ndërkohë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë gjurmuar dhe kanë sekuestruar në Durrës, pasuri të ndryshme, me vlerë mbi 1 milion euro që këta 3 shtetas dhe familjarët e tyre kishin në pronësi.

Si rrjedhojë e bashkëpunimit intensiv dhe të pandërprerë, të konkretizuar me skuadra të përbashkëta hetimore dhe me shkëmbim të informacioneve në kohë reale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale, të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kontribuan për finalizimin e një tjetër faze të megaoperacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Highëay”.

Për këtë fazë, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga specialistët e këtij Sektori, me partnerët italianë, u bë i mundur lokalizimi në Milano, dhe vënia në pranga nga Policia italiane, e 3 shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar: E. B., 32 vjeç, S. T., 43 vjeç dhe D. B., 44 vjeç. Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Highëay”, të iniciuar në Itali, në vitin 2017, këta shtetas akuzohen si pjesëtarë të një grupi kriminal me veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Mbi bazën e kësaj akuze, si dhe në zbatim të vendimit nr. 395, të datës 05.10.2023, të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u gjurmuan dhe u sekuestruan në Durrës, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të këtyre shtetasve dhe familjarëve të tyre. Këto pasuri, me vlerë mbi 1 milion euro, dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 3 shtetasve të vënë në pranga.

Konkretisht, GjKKO-ja ka caktuar masën “Sekuestro preventive”, për pasuritë si vijojnë: 2 shoqëri tregtare me objekt fushën e peshkimit, së bashku me asetet e tyre, aktivitetet tregtare të 3 subjekteve fizike, së bashku me asetet e tyre, 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, 1 njësi shërbimi bar-kafene dhe 3 njësi të tjera shërbimi të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit vijon angazhimin maksimal, si partnere e besueshme, për arrestimin e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të megaoperacionit “Highëay”, si dhe për gjurmimin dhe sekuestrimin e të gjitha pasurive në vendin tonë, që kanë si burim veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE NGA ATENTATI I 21-VJEÇARIT NË SHKOZË/ 7 persona të maskuar e të armatosur tentuan ta marrin peng, shkak një konflikt…
Previous article GRUAJA PLAGOSI BURRIN NË TIRANË/ Policia: S’e arrestojmë dot, është shtatëzënë dhe ka një fëmijë të mitur

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT