• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHEN 3 PERSONA NË KAKAVIJË/ Njëri prej tyre kontrabandonte cigare. Ja ku i kishte fshehur
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHEN 3 PERSONA NË KAKAVIJË/ Njëri prej tyre kontrabandonte cigare. Ja ku i kishte fshehur

10 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Kapen dhe ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Dhuna në familje” në Kakavijë. Po ashtu është goditur edhe një rast i kontrabandimit të cigareve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Gjithashtu, gjatë një jave janë kthyer mbrapa 29 shtetas shqiptarë që nuk plotësonin kushtet e lëvizjes në hapësirën SCHENGEN. Po nga Policia Kufitare e Kakavijës janë ndëshkuar me masë administrative gjobë, 21 shtetas shqiptarë, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe shkelje të ligjit për kontrollin kufitar.

NJOFTIMI I PLOTE

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, si rezultat i intervistimit të thelluar, kanë bërë të mundur zbulimin e identitetit të vërtetë të një shtetasi që ishte i shpallur ë kërkim, duke e vënë në pranga, konkretisht shtetasin A. K., 49 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Ngjarje e ndodhur në datë 22.04.2018, ku shtetasi i mësipërm, duke qenë drejtues autobusi i një linje me shtetin grek, ka tentuar të trafikojë në shtetin grek, 1 kg lëndë narkotike kokainë. Ky shtetas, në momentin e kontrollit nga Policia, ka braktisur autobusin dhe është larguar në një zonë të pyllëzuar në territorin e doganës greke.

Si dhe u kap shtetasi D. V., 42 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në muajin shkurt 2020, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë në mungesë, “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po si rezultat i kontrolleve bazuar edhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në vijën e dytë në SPK Kakavijë, të mjetit në pronësi të shtetasit I. A., nga fshati Vrisera, gjetën në gomën rezervë 140 paketa cigaresh kontrabandë, të cilat po i transportonte nga Shqipëria për në Greqi. Paketat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi I. A. u arrestua në flagrancë, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Policia Kufitare po vijon me intensitet kontrollet në pikën e kalimit dhe në kufirin e gjelbër, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bashkëpunim me FRONTEX-in, për të parandaluar hyrjen e paligjshme të shtetasve nga vendet e treta.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FJALË TË SHENJTA"/ Rama citon Profetin Muhamed: Lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos… (FOTO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Kjo VIDEO mund t’ju ndryshojë tërësisht mendimin për epideminë

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT