• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Arrestimi me urdhër të Erdoganit, flet gruaja e profesorit: Si ma morën me dhunë burrin dhe djalin
Home
Jetë

Arrestimi me urdhër të Erdoganit, flet gruaja e profesorit: Si ma morën me dhunë burrin dhe djalin

29 March, 2018 Ina.Autor Jetë

Jasmina Karabina, gruaja e Jusuf Karabinës, shtetasit turk, që u arrestua sot nga Policia e Kosovës, në mesin e katër shtetasve tjerë, për t’u deportuar në Turqi, ka rrëfyer për T7 se si ndodhi gjithë ngjarja. Ajo ka thënë se arrestimi ka ndodhur gjatë ardhjes në pune dhe së ata nuk kane asnjë problem me lejet e qëndrimit.

Jasmina Karabina e cila është edhe profesoreshë në Kosovë, thotë se burrin e saj Jusufin, i cili edhe është zëvendësdrejtor i Gulistanit, dy policë i kanë ndaluar rrugës për punë dhe se atyre nuk i kanë treguar pse i kanë ndaluar.

 

“I kane kerku telefonit zv.drejtorit policia, por ai ka refuzu me dhanë telefonit. Djalit ia kane marre telefonin dhe i kane nxjerrë me dhune nga vetura”, ka thënë gruaja e Jusufit.

Arrestimin e gylenistëve e konfirmoi sot për Express edhe Policia e Kosovës. Ata thanë se është duke e zhvilluar aksioni për arrestimin edhe të disa zyrtarëve tjerë turq.

Të arrestuarit, janë dy zyrtarë nga Prishtina e tre nga Prizreni. “Gulistan” z. Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan.

E ndërkaq, autoritetet e hetuesisë kosovare u janë nënshtruar të enjten me mëngjes kërkesave të Erdogan, për t’i përzënë nga Kosova përkrahësit e Fetullah Gulenit.

Sidoqoftë, muaj më parë Recep Tayyip Erdogan priti në takim presidentin Hashim Thaçi. Këtij i kërkoi që t’i mbyllë shkollat gyleniste. Pasojat e këtij takimi u vërejtën sot kur Policia e Kosovës në mënyrë misterioze arrestoi 5 drejtues të Kolegjit “Mehmet Akif” e po i bën gati për t’i depërtuar.

Shtetet më të fuqishme si SHBA nuk kanë pranuar të ekstradojnë në Turqi armiqtë e Erdoganit, veçmas Fetullah Gylenin, ndërsa Kosova me devotshmëri po ia përmbush kërkesat autokratit turk./Express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dalin FOTOT e para/ Ja si u mirëprit Ministri i Jashtëm grek Kotzias nga homologu Bushati
Previous article SHKODËR/ Lëvizte si i FORT me ARMË ZJARRI, arrestohet 23 vjeçari (EMRI)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas Jetë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT