• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I ZYRTARËVE TË MINISTRISË/ Zbardhet dosja: Si u zbulua vjedhja 1.2 mln euro në dëm të shtetit
Home
Breaking News

ARRESTIMI I ZYRTARËVE TË MINISTRISË/ Zbardhet dosja: Si u zbulua vjedhja 1.2 mln euro në dëm të shtetit

12 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Financave dhe një përmbarues kanë rënë në pranga ditën e djeshme pas hetimeve që u ndërmorën për një biznesmen.

Vetëm pak javë më parë, Prokuroria e Tiranës bëri me dije se kishte ndërhyrë për sekuestrimin e një sasie të madhe lekësh dhe kishte urdhëruar prangosjen e shtetasit Ilir Thana, ndërkohë që u bë me dije që dokumentet që kishin sjellë përfitimin e asaj shume parash ishin firmosur nga zyrtarë të Ministrisë së Financave.

Në pranga ra dhe sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, nën akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’. Bashkë me Gjokutajn, në pranga kanë rënë edhe përmbaruesi Alban Ruli si dhe drejtori juridik i Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxhaj.

Këta persona dyshohet se firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro shtetasit Ilir Thana, duke e trajtuar si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë. Nga kjo shumë, Ilir Thana, gjithnjë sipas të dhënave hetimore, ka marrë vetëm 400 mijë €, teksa sekretarit të Përgjithshëm, përmbaruesit dhe drejtorit, ai dyshohet se iu dha ryshfet plot 82 mln lekë.

Përmbajtja e dosjes hetimore:

Prokuroria Tiranë kërkon “Arrest me burg” për zyrtarët publikë dhe përmbaruesin për “Shpërdorim detyre”. Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u caktua masa e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin, A.GJ., Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, shtetasin F. H., drejtor i Shërbimeve mbështetëse dhe i çështjeve ligjore dhe A.R., përmbarues gjyqësor privat, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Këta shtetas kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit I. TH., në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status, si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 8586/2022 për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 320 të K.Penal.

Nga aktet e këtij procedimi, rezultoi se: Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e saj nr. 16, datë 14.07.2000, ka vendosur: “Urdhërohet zgjidhja e pasojave për konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës së shitjes datë 23.04.1992 të lidhur mes shitësve Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar dhe A.K Privatizimit dhe blerësit I.Th., duke i kthyer palët në gjendjen e mëparshme, ku objekti magazinë nr.2 i kthehet Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar dhe kjo e fundit së bashku me AKPnë t’i kthejë blerësit I.Th. vlerën e objekteve të blera (magazine dhe truall) që është 103.046 lekë të konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve në kohën e ekzekutimit të vendimit”. Ministria e Financave dhe e Ekonomisë ka ekzekutuar vendimin nr.9150 datë 12.11.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, duke shlyer detyrimin e plotë ndaj kreditorit I.Th. sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.

Në zbatim të vendimit të mësipërm, nga Ministria e Financave është transferuar në llogaritë në llogaritë e I.Th. vlera prej 284.139 me urdhër shpenzimi nr.90, datë 27.02.2015. Më tej, rezulton se shtetasi I. Th. është drejtuar zyrës përmbarimore, e cila në kundërshtim flagrant me ligjin ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920, duke u hequr dhe trajtuar si ish-pronar shtetasin I. Th. në një kohë që nuk ka qenë asnjëherë me këtë status. E gjithë vlera e përcaktuar për t’u dhënë këtij shtetasi është e përcaktuar në kundërshtim me ligjin dhe cenon buxhetin e shtetit në rreth 1.200.000 euro. Deri në këtë fazë rezulton se Ministria e Financave ka kaluar në favor të shtetasit I. Th. shumën 48.118.366 lekë.

Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të shtetases Sh.P. Organi procedues konstaton dhe çmon se ka dyshime se veprimet e përmbaruesit, të Ministrisë së Financave dhe persona të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur. Organi procedues ka urdhëruar sekuestrimin e shumës se kaluar shtetasit I. Th. dhe llogarisë qëllimore të përmbaruesit, duke arritur të sekuestrojë deri në këtë fazë të hetimeve rreth 22.000.000 lekë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka urdhëruar ndalimin e shtetasit I.Th., për veprat penale të parashikuara nga nenet 134/3 dhe 320 të K.Penal si dhe vazhdon hetimet në lidhje me përgjegjësinë penale të personave të tjerë të përfshirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I KËRKUAR PËR MASHTRIM NË SHQIPËRI/ Arrestohet në New York shqiptari
Previous article PAMJET/ Shikoni si ju “kap” droni i Policisë Rrugore kur shkelni rregullat e qarkullimit rrugor

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MËSYJNË SËRISH DREJT KRYEMINISTRISË/ Policia i shpërndan brenda pak minutash me gaz dhe ujë! Boshatiset bulevardi, disa të shoqëruar Aktualitet

PROTESTUESIT MËSYJNË SËRISH DREJT KRYEMINISTRISË/ Policia i shpërndan brenda pak minutash me gaz dhe ujë! Boshatiset bulevardi, disa të shoqëruar

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, përdoret spraj me piper Aktualitet

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, përdoret spraj me piper

POLICIA OPERACION NË DURRËS/ Zbardhen 6 vjedhje, në pranga 23-vjeçari Aktualitet

POLICIA OPERACION NË DURRËS/ Zbardhen 6 vjedhje, në pranga 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT