Policia ndaloi mbrëmjen e djeshme Hermes Nikën, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.
Nikaj, i njohur ndryshe nga publiku shqiptar si “Zogu i Tiranës”, njihet për jetën e tij mes luksit dhe udhëtimeve të shpeshta.
Së fundmi, Zogu ka dhënë një intervistë për “Panorama Plus”, ku ka thënë se nuk bën dot pa luksin sepse është pjesë e jetës së tij.
“Luksi është pjesë e jetës sime, unë nuk bëj dot pa të. Nuk mund të them më shumë, por e shijoj jetën në maksimum edhe me udhëtimet nga Greqia, në Dubai”, është shprehur ai.
Hermes Nikaj është një personazh mjaft i njohur i ekranit dhe modelingut, ndërsa ka punuar si gazetarë në disa emisione mëngjesi.





