• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I VRASËSVE ME PAGESË TË BEHAR SOFISË/ Reagon Ardi Veliu: Për 15 ditë rresht…
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIMI I VRASËSVE ME PAGESË TË BEHAR SOFISË/ Reagon Ardi Veliu: Për 15 ditë rresht…

16 March, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, reagon pas zbardhjes së vrasjes së biznesmenit Behar Sofia.

Veliu falënderon strukturat policore për përkushtimin dhe punën, që çuan në finalizimin e operacionit policor “Piramida”, si rezultat i të cilit u vu në pranga një grup vrasësish me pagesë.

Njoftimi i policisë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, mesditën e sotme, ka thirrur në një takim falënderues, përfaqësuesit e strukturave që u angazhuan maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes kriminale të ndodhur në 25 shkurt 2021, në Tiranë.

Në prani të zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtorit të Drejtorisë për Krimet e Rënda, Drejtorit Vendor të Policisë Tiranë, përfaqësuesve të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Tiranë, përfaqësuesve të Institutit të Policisë Shkencore dhe të Repartit të FNSH Tiranë, Veliu ka vlerësuar maksimalisht punën e bërë dhe profesionalizmin e treguar për zbardhjen e vrasjes të shtetasit Behar Sofia.

Veliu: “E ndjej detyrim moral, por edhe përgjegjësi, që si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit t’ju falënderoj dhe t’ju inkurajoj për punën e jashtëzakonshme profesionale, por edhe angazhimin fizik, pasi për 15 ditë rresht të gjithë ju keni punuar minimalisht 16 deri në 20 orë në ditë. Puna në grup, koordinimi i veprimeve, shkëmbimi i informacioneve dhe besueshmëria mes strukturave ka funksionuar maksimalisht, duke çuar në rezultatin final zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e 4 vrasësve me pagesë.

Nëpërmjet jush, duke marrë si pikë referimi të gjithë elementët e funksionimit gjatë punës voluminoze 15-ditore, dua të inkurajoj të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit që modele të tilla bashkëpunimi, koordinimi e profesionalizmi të jenë sa më shumë, pasi zbardhja e çdo ngjarjeje kriminale, së pari çon në parandalimin e ngjarjeve të tjera dhe së dyti rrit besimin e qytetarëve te Policia, që është shumë i nevojshëm në përmbushjen sa më mirë të detyrave funksionale gjatë punës sonë.

Njëkohësisht, i kam përcjellë kolegëve të Malit të Zi, falënderimet më të sinqerta, pasi në rast se nuk do të kishim gjetur gatishmërinë dhe dashamirësinë e kolegëve tanë në Malin e Zi, nuk do të kishim bërë dot të mundur kapjen e autorit kryesor të ngjarjes, i cili fshihej në Malin e Zi. Shkëmbimi i informacionit mes nesh dhe Policisë malazeze, angazhimi serioz i tyre bëri të mundur që edhe kjo fazë e operacionit të përmbyllej me sukses”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ARDHMJA E CR7 LARG JUVENTUS/ Ronaldo tek Real Madrid? 3 arsyet pse ky operacion mund të dështojë
Previous article SHIFRAT NË KOSOVË/ 8 humbje jete nga Covid, 553 raste të reja nga COVID-19

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg Aktualitet

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit Aktualitet

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët Aktualitet

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT