Tre vëllezër nga Fushë-Kruja janë shoqëruar në polici si të implikuar në grabitjen e Rinasit.
Aksioni i madh i policisë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm dhe në zonën e Fushë-Krujës, ndërsa janë shoqëruar tre vëllezërit Veseli.
AlpeNews.al ka siguruar dokumenti ku Ermal Veseli është pronar i një picerie në zonën e Fushë-Krujës. Por nga vetë emri që mban piceria, “Pizzeri Kupa Hallall”, Veseli ka lidhje me Dash Kupën.
Ky i fundit ndodhet në burg pasi është përfshirë në grabitjen e 9 shkurtit 2017 në Qafë-Kashar. Dyshohet se ai ishte personi që përplasi blindin me para. Ai është edhe djali i xhaxhait të Ernest Kupës i cili është i arrestuar për të njëjtën vepër penale.
Pizzeri Kupa Hallall, ka edhe disa filiale në Tiranë e Pogradec, Elbasan.
Përgatiti: AlpeNews.al




