• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMI I VELIAJT/ Basha duartroket SPAK: Bashkia e Tiranës një vatër korrupsioni
Home
Politikë

ARRESTIMI I VELIAJT/ Basha duartroket SPAK: Bashkia e Tiranës një vatër korrupsioni

10 February, 2025 s.autor Politikë

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Veliajt dhe mbështetjen e Edi Ramës, është shndërruar në një vatër korrupsioni dhe lavatriçe të parave të pista, duke shërbyer interesave të një grupi të vogël, dhe jo qytetarëve

Reagimi i parë nga radhët e opozitës për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka ardhur nga kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha.

Basha shprehet në një postim në Facebook se “nën drejtimin e Erion Veliajt dhe me mbështetjen e Edi Ramës, Bashkia e Tiranës u kthye në një vatër korrupsioni dhe në lavatriçe të parave të pista”.
Kryedemokrati gjithashtu nënvizon se bashkia e kryeqytetit ishte vendosur në shërbim të një grushti të vogël njerëzish dhe jo të qytetarëve.

“Përshëndes vendosmërinë e SPAK për t’i shkuar deri në fund aferave korruptive dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, që shkatërron mirëqenien e familjeve shqiptare. E teksa numri i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Edi Ramës, që popullojnë sot bangat e të akuzuarve vetëm rritet, për çdo shqiptar është e qartë, se kryeministri ose është i paaftë për t’u përballur dhe për të ndaluar korrupsionin, që vetëm ai nuk e ka parë në këto vite pranë tij, ose është bashkëpunëtor i të korruptuarve në vjedhjen e miliarda eurove. Në të dyja rastet ai duhet të largohet. Fundi i pandëshkueshmërisë është fundi i tranzicionit në Shqipëri!”, shkruan Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS ARRESTIMI I VELIAJT/ Mblidhet urgjentisht Grupi Parlamentar i PS-së, çfarë po diskutohet?
Previous article "FAMILJA JONË PO RRITET"/ Kristina Baki do të bëhet nënë për herë të dytë

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT