• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I TERRORISTIT TE ISIS/ Drejtësia amerikane: Faleminderit policisë shqiptare për Sajmir Alimehmetin
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIMI I TERRORISTIT TE ISIS/ Drejtësia amerikane: Faleminderit policisë shqiptare për Sajmir Alimehmetin

22 February, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtësia amerikane ka falenderuar policinë e shtetit shqiptar për bashkëpunimin në një hetim kundër një personi të dyshuar për terrorizëm në SHBA.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, vlerësoi strukturat e Drejtorisë së Anti-terrorit për bashkëpunimin me partnerët e SHBA-së në këtë çështje.

Përmes një njoftimi publikuar në faqen zyrtare, Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut Geoffrey S.Berman dhe Zv/Ndihmësprokurori i Përgjithshëm për Sigurinë kombëtare Edëard C.O’Callaghan, njoftuan se Sajmir Alimehmeti, i njohur edhe si “Abdul Qaëii”, u gjet fajtor për tentativën për mbështetje materiale ndaj Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit (ISIS), si dhe për falsifikimin e pasaportës me qëllim lehtësimin e një veprimi terrorizmi ndërkombëtar.

Prokurori i SHBA -së për Manhatanin citon se “siç e pranoi në gjyq sot, Sajmir Alimehmeti bëri tentativa për të udhëtuar jashtë vendit për të mbështetur fushatën e terrorit të ISIS-it. Ai bleu gjithashtu armë luftarake dhe ndihmoi një person tjetër që të gjente dokumente udhëtimi, pajisje dhe teknologji koduese (enkriptimi) për të luftuar me ISIS-in në Siri.”

Alimehmeti, 24 vjeç, banues në Nju Jork, rrezikon të dënohet deri në 25 vjet burg.

Z.Berman dhe z. O’Callaghan lavdëruan përpjekjet e jashtëzakonshme të Task-Forcës së Bashkuar ndaj Terrorizmit të FBI-së në Nju Jork, e cila përbëhet kryesisht nga agjentë të FBI-së dhe detektivë nga Policia e Nju Jorkut. Z. Berman falenderoi Seksionin e Kundërterrorizmit në Divizionin e Sigurisë Kombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Policinë e Shtetit të Shqipërisë dhe Komandën Kundër Terrorizmit në Shërbimin e Policisë Metropolitane të Londrës, Mbretëria e Bashkuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Avionë turq mbi Athinë?! Mediat greke: Në Ballkan mund të shpërthejë lufta
Previous article Tentuan ta therin me thikë/ Ernest Gjoka rrëfen ngjarjen: Na pa Zoti!

F.autor

Postime të ngjashme

"MBËSHTESIM PROTESTAT, NDALNI DHUNËN..."/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës Aktualitet

"MBËSHTESIM PROTESTAT, NDALNI DHUNËN..."/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës

35 DITË REVOLTË/ Protesta mbarëkombëtare, Diaspora mbërrin në Tiranë Aktualitet

35 DITË REVOLTË/ Protesta mbarëkombëtare, Diaspora mbërrin në Tiranë

I DËNUAR PËR VRASJEN E KAMARIERIT/ Reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E KAMARIERIT/ Reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT