• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I SHEFIT TË RRUGORES NË TIRANË/ SPAK: Morën ryshfet 2 mijë euro për të mos arrestuar shoferen që u përfshi në një aksident
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIMI I SHEFIT TË RRUGORES NË TIRANË/ SPAK: Morën ryshfet 2 mijë euro për të mos arrestuar shoferen që u përfshi në një aksident

21 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ardhur sot me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e drejtuesit të Policisë Rrugore të kryeqytetit, Roven Zeka dhe 2 zyrtarë të tjerë, Edison Tabaku oficer i Policisë Gjyqësore dhe Sokol Novaku Shef i Sektorit të Aksidenteve në Tiranë.

Më 18 prill, tre zyrtarët u vendosën në pranga për korrupsion pasiv pasi pas një aksidenti të ndodhur më 16 prill, SPAK thotë se drejtori Zeka dhe 2 të tjerët kanë kërkuar 2 mijë euro para nga një grua e identifikuar si Anisa Vrioni e cila kishte bërë aksident. Kjo shumë parash e cila u sigurua nga bashkëshorti i saj Ergest Vrioniishte që Anisa Vrioni mos të arrestohej dhe  për aksidentin të mos nisnin hetimet.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer veprime hetimore në kuadër të procedimin penal nr. 91/1, të vitit 2023.

Në dinamikën e hetimeve, në datën 18 prill, me urdhër të prokurorit të posaçëm, janë ndaluar shtetasit: R.Z, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore, S.N, shef i hetimit të aksidenteve rrugore në këtë komisariat dhe E.T, oficer i policisë gjyqësore, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim (parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 të Kodit Penal.)

Ngjarja

Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.V, bashkëshortja e shtetasit E.V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, (parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.)

Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.

Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë.  Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit.

Urdhri i ndalimit të shtetasve: E.T, S.N dhe R.Z është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHUHET PAPA FRANCESKU/ Rama mban 1 minutë heshtje gjatë takimit në Kavajë: Kur vizitoi Shqipërinë, tha se ka vëllazëri fetare. Ja biseda me të…
Previous article E TRISHTË/ Shuhet në moshën 88-vjeçare Papa Françesku

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT