• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I SHEFIT TË RRUGORES DHE DY ZYRTARËVE TË POLICISË/ S’ka masë sigurie, SPAK pritet t’i drejtohet GJKKO! Burime: Morën 2 mijë euro…
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIMI I SHEFIT TË RRUGORES DHE DY ZYRTARËVE TË POLICISË/ S’ka masë sigurie, SPAK pritet t’i drejtohet GJKKO! Burime: Morën 2 mijë euro…

20 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Për drejtuesin e Policisë Rrugore të Tiranë, Roven Zeka, shefin e Sektorit të Aksidenteve në Tiranë, Sokol Novaku, dhe oficerin e policisë gjyqësore, Edison Tabaku, të cilët u arrestuan ditën e djeshme (19 prill 2025), nuk ka asnjë asnjë masë sigurie nga GJKKO.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se prokurorja e çështjes, Elida Kaçkini, pritet t’i drejtohet me kërkesë GJKKO-së me orët në vijim. Report Tv ka mësuar gjithashtu se nuk bëhet fjalë për mosreferim në prokurori të një aksidenti, por mosprocedim me arrestim.

Sipas të dhënave paraprake, zyrtarët dyshohet se kanë favorizuar kundrejt një shume prej 2 mijë eurosh drejtuesen e një automjeti të përfshirë në një aksident. Kjo e fundit ka shkaktuar një aksident rrugor dhe është proceduar në gjendje të lirë, megjithse nga aksidenti 2 persona kishin marrë ndihmë mjekësore në spital.

Çështja e zyrtarëve të Policisë u zbulua nga përgjimet për një çështje tjetër hetimore.

Mësohet se gjatë mëngjesit të së dielës, punonjësit e policisë kanë dhënë shpjegimet paraprake para oficërëve të BKH-së të cilët i kanë pyetur në kushtet e izolimit në bllokun e sigurisë, ku 3 policët ndodhen prej dje.

Zeka dhe Novaku u vetëparaqiten mesditën e së shtunës në drejtorinë vendore të policisë Tiranë pasi për ta SPAK kishte lëshuar urdhër ndalimi, si të dyshuar për veprën penale korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim. Ndërsa Tabaku është arrestuar nga blutë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 17-vjeçari dërgohet në spital pa shenja jete, dyshohet se…
Previous article PËRPLASJE MES TË BURGOSURVE NË BURGUN ITALIAN/ 10 shqiptarët përplasen me të dënuarit afrikanë, plagosen 4 persona

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT