• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMI I PASTORIT AMERIKAN/ A mund të dilet nga ngërçi i marrëdhënieve SHBA-Turqi?
Home
Nderkombetare

ARRESTIMI I PASTORIT AMERIKAN/ A mund të dilet nga ngërçi i marrëdhënieve SHBA-Turqi?

23 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Një ngërç i krijuar nga arrestimi i një pastori amerikan në Turqi dhe tarifat e reja të ashpra të imponuara nga Presidenti Donald Trump kundër Turqisë janë midis shumë çështjeve që po i acarojnë marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve.

A është tepër vonë për dy aleatët e vjetër të NATO-s që të riparojnë marrëdhëniet mes tyre? Kjo çështje u eksplorua në edicionin e kësaj jave të Zërit të Amerikës “Plugged in” të gazetares Greta Van Susteren”:

Tensioneve ekzistuese ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, iu shtua një njoftim këtë javë nga agjensia e lajmeve Interfax e Rusisë se Moska do të fillojë furnizimin e Turqisë me sistemin e mbrojtjes S-400 në vitin 2019.

Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s kanë paralajmëruar Turqinë se sistemi S-400 nuk funksionon në përputhje me sistemet e tjera të mbrojtjes të NATO-s.

Ndërkohë, lira turke vazhdon të bjerë kundrejt dollarit amerikan, pas tarifave të reja kundër Turqisë të imponuara nga Presidenti amerikan, Donald Trump.

Mes tensioneve të tjera – një ngërç që ka të bëjë me pastorin evangjelist amerikan, Andrew Brunson, i cili u burgos për 21 muaj nën akuza për terrorizëm para se të transferohej në arrest shtëpiak në fund të korrikut. Ankaraja thotë se Brunson është i lidhur me klerikun turk që jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara. Turqia e akuzon Fethullah Gulenin për pjesëmarrjen në një grusht shteti të dështuar në vitin 2016.

Uashingtoni i quan akuzat kundër Brunsonit të pabazuara dhe po kërkon lirimin e tij.

Ish-drejtori i CIA-s, Leon Panetta thotë se ndërhyrja ruse në Siri dhe varësia e Turqisë për energji nga Moska, e bën zgjidhjen e situatës në Turqi edhe më kritike:

“Sa më shumë të zgjasë kjo situatë, aq më shumë Turqia do të mbështetet tek Rusia, aq më shumë vende të tjera në atë rajon do të kërkojnë nga Rusia rol udhëheqës në Lindjen e Mesme. Mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të shqetësuara, se në se nuk rivendosim aleancat tona tradicionale në atë pjesë të botës me Turqinë dhe me vendet e tjera të moderuara arabe në rajon, nëse nuk kemi një koalicion që të jetë në gjendje të përballet me kërcënimet nga Irani, kërcënimet nga ISIS-i dhe kërcënimet nga terrorizmi , mendoj se kjo do ta dobësonte pozicionin e Shteteve të Bashkuara jo vetëm në botë, por pozicionin tonë lidhur me hapat e sigurisë që duhet të ndërmarrim. Për ta bërë këtë, ne kemi nevojë për Turqinë.”

Ndërkohë, tensionet nuk kanë munguar në Ankara, ku të hënën nga një makinë në lëvizje u gjuajt me armë zjarri drejt ambasadës amerikane, por pa shkaktuar viktima.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ U RIKTHYE tek REALI, tifozët kërkojnë t’i jepet “7” e RONALDOS një DËSHTAKU (FOTO)
Previous article BISEDIMET SHBA-RUSI/ Bolton: Jemi gati të ndërmarrim hapat e nevojshëm për parandalimin e ndërhyrjeve në zgjedhje

k.autor

Postime të ngjashme

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore Botë

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit Botë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT