Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek arrestimi i mjekut të njohur Edvin Prifti, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa iu arrestua dhe një sasi e madhe parash.
Në një bashkëbisedim me qytetarët në Fier, kreu i qeverisë ka komentuar deklaratën e mjekut, i cili theksoi se arrestimi ishte politik.
“E përshirë që të shikojë Tiren dhe ato të tjerat që ishin përfshirë në atë pështirosje të madhe çnjerëzore. Lajmi i mirë është se janë pas hekurave. Tirja nuk është një fenomen i kësaj pandemie, por i pandemisë së korrupsionit në 30 vite. Është pas hekurave. Ashtu si kundër dhe ai liberali i djathtë që thotë se; “Më kanë futur në burg se jam i djathtë”. Bashkë me disa analistë që predikojnë se “këto goditje kanë qenë elektorale”. Se ça lidhje kanë këto me elektoralen, ca lidhje kemi ne me keto?! Vetem keta e dine’, tha Rama.
Kujtojmë se mjekut Edvin Prifti iu sekuestruan nga SPAK 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë, gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë.
DEKLARATA E PARE E RAMES PER MJEKUN
Kryeministri Edi Rama deklaroi se mjekut Edvin Prifti iu gjetën paratë e dynjasë, ndërsa e cilësoi lajm të mirë për sistemin e drejtësisë sekuestrimin e kësaj shume dhe pezullimin e mjekut Prifti.
“Bashkë me gjykatësen u arrestua një mjek, që iu gjetën në shtëpi paratë e dynjasë. Është një lajm shumë i mirë për sistemin, sepse kjo do të rrisë besimin e njerëzve që të denoncojnë. Në rastin e mjekut ka pasur një denoncim, që e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem. Dhe kështu gjërat fillojnë e vijnë hap pas hapi. Nuk ka shkop magjik”, tha Rama.
Ndërkohë në një intervistë ekskluzive për gazetaren e News24 dhe BalkanWeb, Klodiana Lala, mjeku Edvin Prifti teksa u ndal tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama, theksoi se duhet t’i komentojë i gjithë publiku, ndërsa nuk përjashtoi se mund të ketë qenë edhe një lapsus.
“Deklaratat e kryeministrit duhet t’i komentojë i gjithë publiku. Në rast se nuk ka qenë në dijeni, por thjesht është lapsus, gjë që do dëshiroja ta besoja, pasi mendoj se mund të ketë qenë lapsus, në të kundërt mund të ketë një urdhër që ai iu ka dhënë prokurorisë dhe drejtësisë shqiptare. Nuk di ta them nëse është presion, urdhër apo lapsus, por kjo gjë do të vërtetohet tani, sapo të hyj në gjykatë. Unë jam Edvin Prfiti, jam këtu, pas një kontributi të jashtëzakonshëm në shëndetësinë shqiptare, që në vitin 2006, sepse e gjeta vendin me dy chartera që mbusheshin për të shkuar në Turqi për operacion. Sigurisht që unë kam mbajtur qëndrimet e mia dhe do t’i mbajë. Unë kam qenë ai që denoncova Covid-19, teksa njerëzit flisnin për një grip të thjeshtë. Kam qenë ai që kam qenë në mbrojtje të studentëve, kam dhënë kontributet e mia për një reformë në shëndetësi”, u shpreh mjeku.


