• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMI I MJEKËVE/ Manastirliu në Shkodër: Jam në krah të tyre, hetimet vijojnë
Home
Shqipëri

ARRESTIMI I MJEKËVE/ Manastirliu në Shkodër: Jam në krah të tyre, hetimet vijojnë

1 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ndodhur në qytetin e Shkodrës për përurimin e shtëpisë së të moshuarve komentoi edhe arrestimin e mjekëve disa kohë më parë. Ndonëse disa prej tyre u lanë të lirë, Manastirliu tha se i mbështeste, ndërkohë që hetimet e prokurorisë për rastin vazhdonin.

“Jam në mbështetje të mjekëve, është një proces që po hetohet nga prokuroria. Kemi marrë masa për plotësimin dhe funksionimin e repartit të Hemodinamikës”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Më 19 shtator policia arrestoi mjekët Përparim Cela dhe Luan Dragusha, ndërsa u shpall në kërkim E.S. Gjithashtu u arrestua edhe infermieri Renato Kepi si dhe farmacistët Karmen Kaculini dhe DH.U, ndërsa në arrest shtëpie u lanë Juliana Zhuri, Amanda Matlija dhe Albana Mehmetaj.

Sipas prokurorisë, personat e më sipërm në kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikës. Por organi i akuzës thotë se “ky spital nuk ka pasur asnjë mundësi akomodimi dhe resurse njerëzore , mjek etj, të realizonte kaq shumë ndërhyrje sa stenda, e materiale të tjera ka blerë.” Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë pasi është pranuar kërkesa e Spitalit Rajonal Shkodër janë zhvilluar procedurat e tenderimit të materialeve mjekësore dhe dokumentacioni përkatës pas shpalljes së fituesit është përcjellë në Spitalin Rajonal Shkodër me qëllim lidhjen e kontratës dhe marrjen e materialeve në dorëzim.

Shumë mjekë dhe figura politike reaguan për rastin duke thënë se drejtësia gjeti të kapë gjahun më të lehtë duke bërë show.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLASI"/ Lana Del Rey hyn në Instagram dhe sulmon publikisht Kanye West (FOTO)
Previous article MERR FUND DILEMA/ ZIDANE telefonon MOURINHON, francezi i thotë se…

k.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT