Ish-ministri i Drejtësisë nga rradhët e LSI, Ylli Manjani ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut demokrat në Lezhë Fran Frrokaj.
Sipas Manjani kjo valë e fundit arrestimesh që është kryer në vendin tonë po kryhet nga pushteti dhe jo nga shteti.
Në një postin në twitter Manjani thotë se kur policia e zgjedhur nga Pushteti, të heton, arreston dhe të (para) gjykon publikisht, drejtësia e ligjit sipa tij nuk ekziston.
“Kur policia e zgjedhur nga Pushteti, të heton, arreston dhe të (para) gjykon publikisht, drejtësia e ligjit nuk ekziston!
Edhe sikur argumentet e Policisë politike të jenë 100% të vërteta, ato prapë quhen POLITIKE dhe të NJËANSHME.
Kështu ndodh kur sundon pushteti dhe jo shteti!”, shkruan në Twitter ish-ministri i LSI. (TemA)


