• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMI I KRYEBASHKIAKUT TË LUSHNJES/ Braçe: Prokuroria t’i shkojë deri në fund. “B”-ja në përgjime?
Home
Politikë

ARRESTIMI I KRYEBASHKIAKUT TË LUSHNJES/ Braçe: Prokuroria t’i shkojë deri në fund. “B”-ja në përgjime?

19 July, 2021 s.autor Politikë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka komentuar arrestimin e kryetarit të bashkisë Lushnjë Fatos Tushe për abuzim me një tender prej 226 milionë lekësh për rehabilitimin një kanali ujitës në Kolonjë.

I ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço , Braçe tha se nuk diskuton vendimet e gjykatës dhe se nëse prokuroria ka prova se ka pasur abuzime atëherë le t’i shkojë deri në fund.

“Unë nuk merreme me debate. Unë nuk diskutoj vendime të gjykatës. Bashkia e Lushnjës ka mbajtur 5% të fondit të garancisë dhe unë i kam kërkuar të përmirësojmë çdo gjë që kanali të çojë ujë. As në kohën e koperativës nuk kanë pasur ujë. Çështja ka të bëjë me mënyrën se si është bërë prokurorimi. Prokuroria pretendon se ka prova se është shkelur ligji t’i shkojë deri në fund”- u shpreh Braçe.

I pyetur për akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se “B”-ja që përmendet në përgjimet e SPAK-ut që ka 11 zyrtarë dhe biznesmenë deri tani nën akuzë, është vetë Braçe, ai e ka quajtur një shpifje dhe i ka kërkuar SPAK të veprojë dhe të gjithë e dinë se për kë bëhet fjalë, duke hedhur pretendimin se mund të jetë ish-kryeministri.

“Kujtoja se nuk ekziston më ky. Ai është keqberësi më i pandëshkuar që ka Shqipëria. SPAK-u ka detyrën e vet. Ky fundërrina është gjithë kohën në errësisë. Pse “B-ja” nuk mund të jetë Berisha? Unë kam më shumë nder dhe dinjitet se Sali Berisha. Të gjithë ata që na njohin e dinë fare mirë për çfarë bëhet fjalë. Kjo çështje do të shkojë në gjykatë, unë këtu jam. Është një shpifje e ngritur nga Sali Berisha”-shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANDEMIA/ Mediat italiane: Kina gati të pranojë se koronavirusi doli aksidentalisht nga laboratori i Wuhanit
Previous article RELDAR DEDAJ/ Si e krijuam Frankenshtajnin në PD.

s.autor

Postime të ngjashme

TRE VITE NGA SULMET E HAMASIT NË IZRAEL/ Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja Politikë

TRE VITE NGA SULMET E HAMASIT NË IZRAEL/ Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT