Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka mberritur ne qytetin e Lezhes. Vizita e sotme eshte nje dite pas arrestimit te kreu te bashkise, te zgjedhurit te demokrateve, Fran Frrokaj me akuzen e abuzimit me pronat ne bregdet.
Gazetari i “Panorama”, ben me dije se Basha eshte i shoqeruar nga deputetet demokrate, Aldo Bumçi, Framur Noka dhe Edi Paloka. Mesohet se ai po zhvillon takim me perfaqesues te PD-se se Lezhes.
Kujtojme se vetem pak me pare, ne reagimin e tij nga selia e PD-se, teksa komentoi arrestimin e Frrokajt tha: “Sot u them të gjithë shqiptarëve se ne urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrim im dhe i PD-së mbetet i pandryshuar, të gjithë të jenë të barabartë para ligjit nga qytetarët e thjeshtë deri te politikanët e lartë. Por ne duam transparencë, hetim jo politik dhe të paanshëm, shqiptarët duan drejtësi profesionale dhe jo të kapur nga axhenda politike për drejtësi selektive të drejtuar ndaj një krahu politik drejt një tjetri”


