• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I KRIMINELËVE/ Zbulohet strategjia e re e policisë, krijohet struktura e…
Home
Sociale

ARRESTIMI I KRIMINELËVE/ Zbulohet strategjia e re e policisë, krijohet struktura e…

20 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Drejtoritë dhe komisariatet në të gjithë vendin kanë marrë urdhër nga Tirana për organizimin e ri, “Zonat Policore”. Urdhri i drejtorit të përgjithshëm kërkon kapjen e personave të lidhur me krimin dhe rifreskimin e listave të kontingjentit kriminal. Po ashtu do te identifikohen edhe personat që lëvizin me mjete të blinduara.

Një urdhër i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dërguar drejtorive në qarqe, por edhe komisariateve, i kërkon strukturave të krimeve të evidentojë situatën në territorin që mbulojnë, nisur edhe nga organizimi i ri me të ashtuquajturat “zonat policore”.

Sipas burimeve, në urdhrin e kryepolicit Ardi Veliu, ky i fundit shpreh pakënaqësinë me rezultatet e deritanishme dhe i kërkon strukturave të punojnë me prioritet për kapjen e personave në kërkim, atyre për të cilët ka informacione që mbajnë armë, rifreskimin e listave të kontingjentit kriminal, por edhe identifikimin e personave që lëvizin me automjete të blinduara.

Një operacion i ngjashëm për makinat e blinduara u zhvillua dhe ne vjeshte te 2017-es, por shumica dërrmuese e automjeteve që u bllokuan iu kthyen sërish pronarëve.

Kushtet që një individ të marrë autorizim nga policia për përdorimin e një mjeti të blinduar janë shumë strikte, ndaj sipas burimeve, ka dyshime se personat me probleme të përfshirë në aktivitete kriminale, përdorin edhe automjete të shoqërive private të sigurisë fizike për të lëvizur. Së fundmi 5 makina të blinduara u bllokuan në Shkodër pas ndërhyrjes në dy lagjet problematike të qytetit.

Mjetet dyshohet se nuk kishin asnjë dokumentacion ndërkohë që po hetohen edhe procedurat e futjes së tyre në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BANDA QË SHANTAZHOI BERLUSKONIN/ Si u kap pjestari 37 vjeçar shqiptar (EMRI)
Previous article TRAFIKIMI DHE MBAJTJA E ARMËVE/ Xhafaj: Në 2019 nisim shkatërrimin e plotë

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

GJYQI PËR ARJOLA XOXËN/ Caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës Aktualitet

GJYQI PËR ARJOLA XOXËN/ Caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT