Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar në lidhje me arrestimet e bëra nga policia. Me anë të një postimi në “Twitter” ai shkruan se sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre.
Postimi i plotë:
Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë #DerinëFund