• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMI I KOKËS/ Hoxha: Me dosjen e SPAK mund të ndryshojmë elitën politike
Home
Politikë

ARRESTIMI I KOKËS/ Hoxha: Me dosjen e SPAK mund të ndryshojmë elitën politike

14 December, 2021 F.autor Politikë

Detaje të reja ka dhënë gazetari Artan Hoxha lidhur arrestimin e SPAK të ish- ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se autoritetet e kanë gjetur ish-ministrin në lokal dhe i kanë komunikuar vendimin e SPAK, më pas kanë shkruar në banesën e tij dhe kanë ushtruar kontroll.

Gazetari tha se vëllai i ish-ministrit,  Leonad Koka, i ka deklaruar se kanë marrë një sinjal para 4 ditësh se do të kishte veprime në lidhje me këtë çështje, Lefter Koka nuk u largua nga vendi.

Artan Hoxha: Për mua kjo është një nga tre dosjet e mëdha që ka SPAK të cilat nëse çohen deri në fund mund të bëjnë atë që s’kemi bërë këto 30 vjet, mund të ndryshojnë elitën politike. Kjo dosje ka edhe një përfshirje, përveç një hetimi të SPAK, ka pasur edhe presion politik. Ka qenë kauzë e opozitës para zgjedhjeve. Ka qenë një kauzë goxha e madhe. Kam shpresuar që SPAK të vepronte para zgjedhjeve. Kam bindjen që do të kishte ndikim edhe në zgjedhje nëse do të vepronte para zgjedhjeve. U zgjodh kjo kohë, është pjesë e SPAK, nuk e di pse u zgjodh kjo kohë. Vijmë tek veprimet e sotme. Pas lëshimit të urdhrit të vendimit të gjykatës për arrestimin e tre personave është bërë arrestimi sot. Zoti Koka është gjetur në një lokal. I janë paraqitur diku rreth orës 11:00.I janë paraqitur qetësisht në fakt zyrtarët e policisë dhe i kanë thënë që kemi këtë vendim, do të shkojmë në banesë dhe të bëjmë kontrollin e banesës. Është bërë kontrolli i banesës dhe ai është vënë në dispozicion të hetimit.

Nga kontrolli që i është bërë sistemit TIMS dhe nga mbikëqyrja që i është bërë banesës së Klodian Zotos ka rezultuar se Zoto nuk është në banesë, nuk ka qenë këto ditë, por nuk del që të jetë larguar nga Shqipëria në rrugë të ligjshme. Edhe me Stela Gugallen. Ata e kanë pritur. Kam folur pasdite me vëllain e zotit Koka, me Leonard Kokën, ose Nard Kokën siç e njohin të gjithë dhe zoti Koka ka thënë që edhe ne na njoftuan para 4 ditësh por nuk u larguam dhe vendosëm që të përballeshim. Kemi marrë një sinjal që do të kishte veprimet tha dhe sipas atij Lefter Koka zgjodhi të mos largohej dhe ka qëndruar sepse nëse do të largohej tha… Ai e lidhte me histori të tjera dhe tha se gjithmonë kur fillon një lëvizje për ndryshim, një nga Kokët shkon në burg.

E lidhi me arrestimin e vet nëse e mban mend në vitin 2004-2005. Shkoi në burg për kontrabandë cigaresh, për një sasi prej 10 milionë Dollarësh. Tha se unë e bëra burgun, por nuk i tregova shokët. Në këtë rast, e gjithë ideja është që kjo histori, është pritur që të godasë më lart se kaq. Padyshim që në Shqipëri jo çdo ditë arrestohen ministra. Ministri i fundit që shkoi kokë turku ishte kokë greku, ishte Spiro Ksera.ai shkoi kokë turku. Në rastin konkret zoti Koka, në këtë histori pa diskutim nuk është koka për mua e gjithë kësaj historie. Për mua hanxhari ka shkuar diku në mes të zinxhirit. Ka edhe poshtë tij, por ka edhe sipër tij. Është vënë një shtet në rresht. Janë 3 inceneratorë, janë të paktën 178 milionë Euro në valle, pra ka patur para për të gjithë. / Opinion.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURA TË ULËTA DHE NGRICA/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Previous article SOT DO KRYENTE TESTIN E DROGËS/ Detaje të reja për policin që vrau 29-vjeçarin në market

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT