• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Arrestimi i ish-gruas së “MIRIT TË XHIKES”/ Çfarë i kërkonte Manjola Prifti, ambasadorit Arvizu në 2012
Home
Breaking News

Arrestimi i ish-gruas së “MIRIT TË XHIKES”/ Çfarë i kërkonte Manjola Prifti, ambasadorit Arvizu në 2012

5 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-bashkëshortja e Fatmir Ramës të njohur ndryshe si Miri i Xhikes është arrestuar sot për qëllime ekstradimi në Itali pasi ndodhet në kërkim ndërkombëtar si e dënuar nga drejtësia italiane me mbi 7 vite burg për përfshirje në rrjete kriminale dhe trafik droge.

Manola Prifti u la e lirë në vitin 2012 pas arrestimit të bërë po për këtë çështje.

Asokohe Prifti i ka dërguar një memo ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizus duke qenë se djali i saj ka nënshtetësinë amerikane, shkruan “Panorama”.

Nëpërmjet kësaj memoje ajo thotë se ndalimi i saj i hapi rrugë vjedhjes së pronave që trashëgon Endi Rama, djali i Fatmir Ramës, i vrarë në vitin 2003, që vlejnë miliona USD dhe ndodhen në zonat e preferuara për ndërtime.

Po ashtu ajo shton se arrestimi i saj asokohe u bë në shkelje të plotë të konventës europiane për ekstradim.

“Pas 5 muajsh thirrem nga Prokuroria e Tiranës, ku më njoftohet që shteti italian ka sjellë si përgjigje negative për ekstradimin tim, pra e ka refuzuar atë, dhe njëkohësisht vihem në dijeni nga prokuroria që shteti shqiptar, pas refuzimit të ekstradimit tim nga shteti italian, i ka kërkuar këtij shteti të bëjë njohjen e vendimit të huaj penal të dhënë nga Gjykata Penale e Milanos”, thuhet në memo.

Më tej ajo shton: Nga vetë pika 1, pra refuzimi i shtetit italian i ekstradimit tim, shpjegon qartë se kurrë shteti italian nuk e ka kërkuar ekstradimin tim, pra nuk ka sjellë një kërkesë të tillë ndaj meje, por shteti shqiptar, Prokuroria e Përgjithshme, ka urdhëruar printimin e shpalljes së arrestimit tim në vitin 2005 nga shteti italian dhe nëpërmjet këtij njoftimi ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat shtetërore, duke më arrestuar dhe duke i kërkuar njëkohësisht ekstradimin shtetit italian, i cili e refuzoi.

“Të gjitha këto akuza erdhën për shkak të lidhjes sime me Fatmir Ramën që në moshën 19-vjeçare (1994), me të cilin kam lindur fëmijën tim Endi Rama, qytetar amerikan. Fatmir Rama është vrarë në vitin 2003 në pronën e tij ‘Kartodrom 2000’. Fatmir Rama është dënuar në mungesë në Itali me 27 vjet burg për ‘trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash’. Ndjekja penale ka filluar më 1996-n dhe është shpallur vendimi më 2003-shin” shkruan Prifti.

“Marrëveshja bilaterale në lidhje me ekstradimin parashikon edhe sekuestrimin e pasurive të prejardhura nga vepra penale si objekt i krimit, si p.sh. në lidhje me akuzën e pastrimit të parave. Sipas kësaj logjike, duhej të ishin sekuestruar të gjitha pasuritë e Fatmir Ramës dhe Manjola Priftit (pasi unë jam e akuzuar drejtpërsëdrejti në lidhjen me Fatmir Ramën), trashëgimtarëve apo familjarëve të tyre, ose minimalisht të hetohej në lidhje me pasuritë e tyre. Kjo u bë në mënyrë të njëanshme vetëm për mua, duke më hetuar deri te pensionet e gjyshërve, pa u përmendur asnjëherë Fatmir Rama, ndërkohë që njihet botërisht, pasi është përfolur nga shteti shqiptar Fatmir Rama si ‘bos i drogës’ dhe nuk u ndërmor asnjë hetim apo sekuestrim në lidhje me pasuritë e Fatmir Ramës, të cilën e poseduan pas vdekjes së tij vëllezërit Besnik dhe Luan Rama, pasuri (“Kartodrom 2000”), që kapi vlerën rreth 4 milionë euro në shitjen që iu bë nga vëllezërit e Fatmir Ramës me profesion shofer autobusi”, thotë Manjola.

Më kanë bërë si kryetare e një grupi kriminal, unë 19-vjeçarja me anëtarë 40-vjeçarë, trafikante internacionale droge, me biznese të dyshimta në Shqipëri, me vila dhe makina luksoze, të blera nga paratë e drogës, pa bërë asnjë lloj verifikimi për pasuritë e mia, pa parë asnjë lloj dokumenti nga shteti italian në lidhje me akuzat në ngarkimin tim, duke më shkatërruar dhe cenuar dinjitetin tim, të fëmijëve të mi, dhe të familjes sime”, vijon memoja, që i është dërguar edhe ambasadorit amerikan, pasi djali i saj, Endi, ka nënshtetësi amerikane.

Katër kërkesat e Priftit për Ambasadën Amerikane

Jam prind i vetëm dhe përfaqësuesja ligjore e të miturit Endi Rama, qytetar amerikan

I rrezikohet jo vetëm vjedhja e pasurisë trashëgimore, por edhe kufizimi i lirisë sime

Kërkoj verifikimin e procedurave të arrestimit tim për ekstradim, pasi unë personalisht nuk jam njohur deri më sot me asnjë lloj dokumenti

Kërkoj ndihmën tuaj për monitorimin e proceseve gjyqësore në lidhje me kërkimin e pasurive trashëgimore

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Blerim Xhemajli sulmohet nga tifozët e Bolognas
Previous article “Për shtatë palë qejfe!”, këngëtari i njohur shqiptar i publikon foton lakuriq nga vaska këngëtares shqiptare (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet Aktualitet

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia Aktualitet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me... Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT