• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I ISH DEPUTETIT TË PS/ Dalin detajet e REJA: Si u tjetërsuan tokat në Shëngjin
Home
Breaking News

ARRESTIMI I ISH DEPUTETIT TË PS/ Dalin detajet e REJA: Si u tjetërsuan tokat në Shëngjin

21 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas arrestimit të Arben Çukos për korrupsion në Burgje, pasditen e sotme është arrestuar edhe një tjetër ish-deputet i Partisë Socialiste, Arben Ndoka. REPORT TV transmetoi LIVE momentin e arrestimit të ish-deputetit dhe dërgimin e tij në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ai është prangosur nga RENEA pasditen e sotme së bashku me dy persona, njëri prej të cilëve është Xhevahir Ndoka, vëllai i ish-deputetit. Arben Ndoka akuzohet për ndikim të paligjshëm në tjetërsimin e pronave në qarkun e Lezhës në kuadër të operacionit ‘Hipoteka’ ku dje u arrestuan disa persona.

Gazetarët e Shqiptarja.com dhe Report Tv, Elton Qyno dhe Driçim Caka thotë se bazuar te burimet nga grupi hetimor, Ndoka së bashku me disa zyrtarë të tjerë në Lezhë kanë ndikuar në tjetërsimin e  pronave shtetërore te “Rana e Hedhun” dhe në Kune te të afërmit e tij.

Por si është zbuluar Ndoka? Gjatë përgjimeve të një grupi kriminal ka dalë emri i Ndokës, i cili më pas është vendosur në përgjim duke zbuluar aferën që solli më pas arrestimin e tij nga policia pas urdhrit të prokurorisë. Ish-deputeti ishte në përgjim prej disa muajsh për këtë çështje.

Për skandalin e pronave në Lezhë janë arrestuar disa persona në vitin e fundit, mes tyre ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj. Në shtator të vitit 2015, Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte një dënim në Itali.

Informacioni zyrtar i Policisë së Shtetit për arrestimin e Arben Ndokës
Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin Arben Ndoka, 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”.

Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

Megjithë provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim.

Gjithashtu disa ditë më parë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark.

Operacioni “Hipoteka”, dje u arrestuan tre persona në Lezhë

Dje “Forca e Ligjit” finalizoi operacionin e koduar “Hipoteka” në Kurbin ku në pranga ranë ish-punonjës të Hipotekës si dhe qytetarë përfitues të një sipërfaqeje toke prej 6.8 ha, e përfituar me dokumente të falsifikuara. Numri i të proceduarve në total është 11 persona.

Ata akuzohen për falsifikime dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale, duke tjetërsuar një sipërfaqe toke prej 68120 m2. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan certifikata të ndryshme pronësie, Akte të marrjes së tokës në pronësi, certifikata të ndryshme familjare, plane rilevimi, harta treguese për Rrethin e Kurbinit.

Sipas policisë, këto hetime proaktive, janë kryer në funksion të procedimit penal regjistruar në vitin 2017, për veprat penale tё “Shpërdorimit të detyrës” “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “ Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 248-25-186/2 dhe 287/a/c të Kodit Penal.

Mbi bazën e provave të grumbulluara dhe sekuestruara nga Seksioni për hetimin e krimit ekonomik, Komisariati I Policisë Kurbin dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 10 Tetor 2018, vendosi masat e sigurisë më konkretisht:

Të arrestuar me masë sigurie “Arrest me burg”:
1. Arben Sela, 50 vjeç, banues në Kurbin, përfitues toke, për veprat penale “Fallsifikim i dokumentave ‘ kryer në bashkëpunim” , parashikuar nga nenet 186/3 – 25 të Kodit Penal.

2. Ndue Gega , 55 vjeç, banues në Lezhë, me funksion hartograf pranë Z.V.R.P.P. Kurbin, per veprën penale “Shpërdorim detyre ‘kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal.

3. Bashkim Lika, 51 vjeç, banues në Kurbin, me funksion Kryetar Fshati në Fushë Mamurras, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave’ kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 186/3 -25 i Kodit Penal.

Të shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”:
1. K.P. 46 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Shpërdorim detyre ‘ kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 -25 i Kodit Penal.

2. H.A. 54 vjeç, lindur në Kurbin dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës’ kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal.

Me masë sigurie “Arrest shtëpie”:
1. Gj.L. 76 vjeç, banues në Kurbin, me funksion ish – Kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në Mamurras, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave’ kryer në bashkëpunim” ” Shpërdorim detyre” “Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 186/3, 248-25 dhe 287/1/a/c të Kodit Penal.

2. O.M. 69 vjeç, banues në Kurbin, me funksion ish – Përgjegjës i Zyrës së Bujqësisë në Bashkinë Mamurras, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave’ kryer në bashkëpunim” ” Shpërdorim detyre” ” Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 186/3, 248-25 dhe 287/1/a/c të Kodit Penal.

Gjithashtu , janë referuar materialet për proçedim në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:
1. M.A. , Z.K., B.K. dhe G.SH., të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre ” dhe ” Fallsifikim dokumentash” , si përfitues toke dhe punonjës me detyrë shtetërore.

Punohet për kapjen e personave në kërkim, si dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin ligjor të personave të tjerë të implikuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARTIZANI “blindon” kreun/ GEGA merret me sulmuesit e tij: Aktivizoj atë që më jep siguri
Previous article I BËN "DISS" ERMALIT DHE LUANËS/ Olti Curri falenderon zotin që... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit Aktualitet

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT