Mediat greke japin detaje të reja nga goditja e grupit të trafikut të heroinës së pastër nga Irani në Greqi, ku gjatë aksioni të mërkurën dhe të enjten që lamë pas, u arrestua grupi i shqiptarëve.
“Kathimerini” shkruan sot se katër shqiptarë janë arrestuar për drogës, ndërsa pjesë e organizatës ishte edhe një shqiptar i pestë i njohur me pseudonimin “Monti”, i cili aktualisht ndodhet në burg në Larisa.
Në dy vendet e tyre të fshehta u gjetën 44 kg heroinë të pastër si dhe një substancë për përzierje. Sipas kreut të Drejtorisë së Sigurisë së Attikës, Giorgos Canellos, të ardhurat e vlerësuara të organizatës do të kalonin një milion euro.
Kontrolli i fundit i hetuesve u zhvillua në dy vende të fshehta në qytetin Ilion dhe në Athinë, ku u gjetën përkatësisht 41 kg heroinë e pastër dhe 3 kg të tjerë.
Përveç kësaj, policia kapi 10 kg lëndë kimike të panjohur, që vlerësohet se përdorej për të “prerë” heroinën”. Shefi i organizatës, shkruan gazeta, është një 53 vjeçar shqiptar.
Ai ka importuar nga Irani sasinë e madhe të drogës, duke përdorur një material plastik prek karboni, i cili nuk lejon zbulimin nga rrezet X gjatë kontrollit të automjeteve në pikat e kalimit kufitar.
Përveç kësaj, autoritetet i atribuojnë rol të rëndësishëm shqiptarit që ndodhet në burg, i dënuar për një rast droge.
Biznes paralel
Në operacion paralel në Megara, oficerët e Narkotikëve arrestuan dy trafikantë shqiptarë dhe konfiskuan mbi 800 kilogramë hashash dhe një sasi të konsiderueshme kokaine.
Droga u zbulua të martën kur oficerët e policisë kontrolluan automjetin e një shqiptari 43 vjeçar në Elefsina.
Në ndarjen e bagazheve, policia gjeti 75 kg hashash të fshehur. Gjithashtu, u krye një bastisje në një magazinë dhe një apartament në Megara, ku u gjetën 800 kg hashash dhe 7 kg kokainë. Atje u identifikuan dhe u arrestuan dy shtetas shqiptarë, një prej të cilëve ishte në kërkim nga policia. Edhe në këtë rast, qarkullimi i trafikantëve vlerësohet të kalojë një milion euro.


