• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMI I GAZETARIT TË WALL STREET JOURNAL/ Biden: Po konsiderojmë shkëmbimin e të burgosurve me Moskën
Home
Nderkombetare

ARRESTIMI I GAZETARIT TË WALL STREET JOURNAL/ Biden: Po konsiderojmë shkëmbimin e të burgosurve me Moskën

13 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë më 13 korrik se ai po e merr seriozisht mundësinë e një shkëmbimi të të burgosurve për një gazetar të Wall Street Journal, i cili është arrestuar në Rusi që më shumë se 100 ditë.

Kremlini në fillim të këtij muaji sugjeroi se është i hapur për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve që mund të përfshinte Evan Gershkovichin, por theksoi se bisedime të tilla duhet të zhvillohen jashtë syve të publikut.

Duke folur në një konferencë shtypi në Helsinki të Finlandës, Biden e bëri të qartë se SHBA-ja është e interesuar.

“Unë po e marr seriozisht një shkëmbim të burgosurish”, tha Biden, i cili po përfundonte një vizitë pesë-ditore nëpër Evropë: në Mbretëri të Bashkuar, Lituani dhe Finlandë.

“Dhe unë e kam me seriozitet se do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i liruar amerikanët që mbahen ilegalisht në Rusi ose kudo tjetër, dhe ky proces është duke u zhvilluar”, shtoi ai.

Gershkovich u arrestua nën akuzat për spiunazh në qytetin rus, Yekaterinburg. Ai po mbahet në burgun Lefortovo të Moskës, i njohur për kushtet të këqija. Së fundi, një gjykatë në Moskë la në fuqi një vendim për ta mbajtur atë në paraburgim deri më 30 gusht.

Gershkovich dhe punëdhënësit e tij mohojnë akuzat dhe qeveria amerikane e ka deklaruar atë si “të ndaluar gabimisht”. Arrestimi i tij tronditi gazetarët në Rusi. Autoritetet ruse nuk kanë ofruar asnjë provë për t’i mbështetur akuzat për spiunazh.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, konfirmoi javën e kaluar se ka pasur “diskutime” midis dy palëve, por paralajmëroi se nuk ka ende “një rrugë të qartë” për lirimin e Gershkovichit.

Gershkovich është gazetari i parë amerikan që përballet me akuza për spiunazh në Rusi që nga shtatori i vitit 1986, kur Nicholas Daniloff, një korrespondent i Moskës për US News dhe World Report, u arrestua nga shërbimi rus i sigurisë. Daniloff u lirua 20 ditë më vonë në një shkëmbim për një punonjës të misionit të OKB-së të Bashkimit Sovjetik, i cili ishte arrestuar nga FBI-ja, gjithashtu nën akuza për spiunazh.

Biden: Putin e ka humbur luftën në Ukrainë
Biden tha gjithashtu se presidenti i Rusisë Vladimir Putin tashmë e ka humbur luftën në Ukrainë dhe shprehu shpresën se kundërofensiva e Kievit do ta detyrojë Moskën të ulet në tryezën e bisedimeve.

Biden tha se nuk ka asnjë perspektivë reale që Putini të përdorë armë bërthamore dhe këmbënguli se lufta nuk do të zvarritet me vite.

Biden shfrytëzoi gjithashtu vizitën në Finlandë, anëtaren më të re të NATO-s, për t’u zotuar se Ukraina një ditë do t’i bashkohet aleancës, pavarësisht se liderët e NATO-s nuk i dhanë një afat kohor Kievit në samitin e kësaj jave në Vilnius.

“Putini tashmë e ka humbur luftën. Putini e ka një problem të vërtetë””, tha Biden në një konferencë shtypi me presidentin finlandez, Sauli Niinisto. “Nuk ka asnjë mundësi që ai të fitojë luftën në Ukrainë”.

Udhëheqësit e NATO-s shkatërruan shpresat e liderit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një afat kohor të qartë për anëtarësim në aleancën ushtarake, duke thënë në samitin e kësaj jave në Vilnius.

Por, edhe pse Biden tha se asnjë vend nuk mund të bëhet anëtar i NATO-s përderisa është në luftë, ai u zotua se Kievi një ditë do t’i bashkohet aleancës./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRAG TRAGJEDIE NË LIBRAZHD/ Rrëshket masivi shkëmbor, bllokohet rruga, makina... (FOTO)
Previous article STUHIA "CERBERUS"/ Vala vdekjeprurëse e të nxehtit përfshin Europën Jugore

s.autor

Postime të ngjashme

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit Botë

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT