• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMI I EDMOND BEGOS/ Paloka: Anëtari i Aldo Bares mbrohej nga Rama, policia mbylli sytë dhe…
Home
Shqipëri

ARRESTIMI I EDMOND BEGOS/ Paloka: Anëtari i Aldo Bares mbrohej nga Rama, policia mbylli sytë dhe…

19 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Një ditë pas arrestimit në Igumenicë të 48-vjeçarit Edmond Bego i dënuar dhe i kërkuar nga trafik droge, ka reaguar Partia Demokratike. Në një konferencë për mediat nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, se kanë mbrojtur Begon.

Sipas PD-së, miku i Aldo Bares shëtiste lirisht në Shqipëri pavarësisht se mbi të rëndonte një dënim prej 21 vitesh burg për trafik droge. Paloka akuzoi deputetin socialist Taulant Balla si të lidhur direkt me Begon, pasi sipas tij, janë të lidhur në biznes.

Shqipëria është kthyer në strehën e trafikantëve. Mbrëmë vonë u mësua se policia greke ka arrestuar anëtarin bandës së Aldo Bares i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge. Pavarësisht se ai ishte shpallur në kërkim nuk ishte arrestuar në Shqipëri. Nëse nuk do te shkonte me pushime dhe do të arrestohej nga policia greke nuk do e dinim se ai ishte një trafikant droge. Policia e shtetit mbylli sytë dhe nuk shikonte trafikantin e drogës që shëtiste në Shqipëri.

Cdo shqiptar, ka të drejtë të pyesë sot Edi Ramën, Fatmir Xhafajn dhe Policinë e Shtetit:

Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, arrestohet nga policia greke por jo nga policia shqiptare? Si është e mundur që jo vetëm nuk arrestohet por bën i qetë biznes në Shqipëri?

Cfarë lidhjesh me njerëz të pushtetshëm e kanë detyruar Policinë e Shtetit të mbyllë sytë dhe të mos shohë një trafikant ndërkombëtar droge që shëtit i lirë nëpër Shqipëri? A është Taulant Balla polikani që e ka marrë në mbrojtje trafikantin e drogës dhe bën biznes me të? PD në ditët ne vijim do bëjë transparencë pse ligji s’ka vepruar ndaj Edmond Begos që njihet me emër tjetër për policinë, Italinë e me emër tjetër për biznesin. Sot kërkojmë që Prokuroria të nisë hetimet për të zbardhur arsyet e mosveprimit nga Policia e Shtetit.

Edi Paloka, nënkryetar i PD-së

Bego u ndalua dje nga Policia greke. Ish-drejtori i klubit të Futbollit të Lushnjes njihet si mik i Aldo Bares ndërkohë që policia shqiptare e ka arrestuar disa herë Begon për trafik dhe shitje droge.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË TEPELENË/ Motori përplaset me makinën. Plagoset rëndë një person
Previous article Shokojnë tifozët e Lacios/ Fletushka KUNDËR GRAVE në 10 rreshtat e parë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

ÇFARË ËSHTË "BESA"?! Rama me mesazh në rrjetet sociale: Besim, empati... Politikë

ÇFARË ËSHTË "BESA"?! Rama me mesazh në rrjetet sociale: Besim, empati...

E KONFIRMON SENATI/ Eric P. Wendt do jetë ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri Politikë

E KONFIRMON SENATI/ Eric P. Wendt do jetë ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT