• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I DREJTORESHËS SË MJEDISIT/ Zbardhen denoncimet për Vjola Sterjon. Si i premtoi biznesmenëve grante në këmbim të…
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIMI I DREJTORESHËS SË MJEDISIT/ Zbardhen denoncimet për Vjola Sterjon. Si i premtoi biznesmenëve grante në këmbim të…

29 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhen disa nga denoncimet e bëra në drejtim të Viola Sterjos, drejtoreshës së Mjedisit në Bashkinë e Tiranës e cila u vu në pranga një ditë më parë me vendim të Gjykatës së Korçës, pasi akuzohet se kishte mashtruar disa biznesmenë duke u marrë shuma të mëdha parash, duke u premtuar se do të ndërhynte që ata të përfitonin grante.

Një denoncim në drejtim të Sterjos është bërë pak ditë më parë, në datë 12 Dhjetor të këtij viti nga një person i identifikuar si Thanas Sulo. Ai ka deklaruar para Oficerit të Policisë Gjyqësore se në mars të vitit 2020 përmes të njohurit të tij Gentit i cili ka një lokal me pikën e tij të karburantit, është njohur me Vjola Sterjon.

Ai thotë se ajo i ka premtuar Gentit se ai do të përfitonte një grant me vlerë 3.5 mln euro për të bërë një hotel në Voskopojë. Në këmbim të ndërhyrjes së saj për shpalljen e fituesit, Genti i ka treguar Sulos se i kishte dhënë Sterjos 160 mijë dollarë. Sulo deklaron se në tokën e karburantit donte të bënte një hotel dhe i ka kërkuar Gentit që t’i prezantonte Vjolën.

Vjola i ka kërkuar shuma lekësh duke i premtuar që ajo do të ndërhynte për ta bërë përfitues të grantit nga ABZHR. Sulo shprehet se i ka dhënë asaj 57 mijë euro dhe 1 mln lekë të reja, gjatë takimeve që ata kanë pasur në Korçë dhe Tiranë.

Pasi kanë kaluar afatet e diskutuara mes tyre, Sulo nuk është bërë përfitues i grantit dhe i ka kërkuar Sterjos që t’i kthejë shumën e parave , pasi dyshonte se ajo e kishte mashtruar, Këtë dyshim ai e ka përforcuar edhe nga fakti që edhe miku i tij Genti nuk e ka përfituar grantin që i është premtuar nga Sterjo.

Pas kallëzimit në prokurori, hetuesit kanë marrë në pyetje edhe bashkëshorten e Sulos, e cila ka deklaruar se ata kanë në pronësi një pikë shitje në pronën të cilën e kanë lëshuar me qira. Ajo ka pohuar të njëjtat deklarime si i shoqi në lidhje me premtimet që Sterjo u ka bërë atyre për përfitimin e grantit.

Një tjetër person që është marrë në pyetje nga Prokuroria e Korçës në lidhje me akuzat ndaj Sterjos është edhe Olgert Kafazi i cili ka deklaruar se para 5 vitesh ka blerë një sipërfaqe toke në Voskopojë bashkë me dy persona të tjerë, me qëllimin për të ndërtuar një resort turistik.

Ai thotë se është njohur me Vjolën përmes të afërmit të saj dhe ajo i ka premtuar një grant për ndërtimin e resortit, që parashikohej të shkonte deri në 2 mln euro. Kafazi është shprehur se i ka dhënë Sterjos një shumë parash prej 90 mijë eurosh.

Në fillim të vitit 2022 ai ka konstatuar se Sterjo nuk kishte bërë asnjë aplikim që ai të përfitonte grantin dhe kjo e ka bërë të dyshonte se ajo e kishte mashtruar. Pasi ka lënë një takim me Sterjon, në prezencë të dy vëllezërve të saj ajo i ka kthyer 20 mijë euro. Ndërkohë ata kanë lidhur një kontratë noteriale ku Sterjo ka deklaruar se i njeh detyrimin e borxhit të pashlyer Kafazit, dhe në rast se nuk ia kthente brenda 6 muajve do i linte si garanci banesën e vjehrrit të saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Shurupi i kollës vret 18 fëmijë, zbulohet prania e kimikatit të rrezikshëm
Previous article "GJYKATË SPECIALE PËR KRIMET E LUFTËS DHE..."/ Moska e “prerë”, s’do negociojë sipas panit të Zelensky! Lavrov: Është iluzion…

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT