Deputeti socialist Rrahman Rraja, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste nuk ka pranuar të flasë për mediat.
Rraja nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e grupit, por siç bëjnë me dije burimet për Report Tv, Rraja ka qëndruar për afro 5 minuta në kryesinë e Kuvendit dhe më pas është larguar.
Në dalje të kryesisë, i pyetur nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, se pse gënjeu kur u pyet më herët nëse djali i tij kishte ushtruar dhunë, Rraja nuk pranoi të komentojë.
“S’ka lidhje me atë punë. Djali im s’ka kryer dhunë. Nuk largohem nga PS”-ka thënë Rraja para gazetarëve.


